Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
VIZË PËR PUNËSIM NË ANIJE LUMORE DHE DETARE (§24 BeschV)
Ju lutemi lexoni me kujdes këtë fletë-informacion dhe merreni me vete të printuar dhe të nënshkruar gjatë parashtrimit të kërkesës për vizë. Ju lutemi regjistrohuni për një termin vetëm nëse i plotësoni të gjitha kushtet dhe mund t’i dorëzoni të gjitha dokumentet e kërkuara. Nëse kushtet nuk plotësohen ose nuk dorëzohen dokumentet e kërkuara, viza nuk mund të lëshohet.
Përgatitja e mirëfilltë e dokumenteve mund të ndikojë pozitivisht dhe të shkurtojë procedurën e shqyrtimit të kërkesës për vizë. Dokumente plotësues që nuk janë cekur këtu, në raste të veçanta mund të kërkohen gjatë parashtrimit ose gjatë shqyrtimit të kërkesës për vizë. Aplikacione të paplotësuara dhe dokumente të pakopmletuara mund të jenë shkak për refuzimin e vizës.
Gjatë procedurës së shqyrtimit të kërkesës, Ambasada duhet të verifikojë nëse për personat që parashtrojnë kërkesë për vizë ekzistojnë të dhëna për ndonjë shkelje ligjore në Gjermani. Procedura e shqyrtimit zgjatë zakonisht 2 javë nga dorëzimi i kërkesës për vizë në sportel. Nëse aplikuesi ka qëndruar më herët në Gjermani, procedura e shyrtimit mund të jetë edhe më e gjatë, sepse duhet kontaktuar edhe autoritet përgjegjëse në Gjermani. Ambasada do t’Ju njoftojë menjëherë, sapo të vijë vendimi përfundimtar nga autoritetet gjermane. Ju lutemi të mos parashtroni pyetje lidhur me statusin e kërkesës Tuaj gjatë kohëzgjatjes së rëndomtë të shqyrtimit. Për Zyrën e vizave kjo do të paraqiste ngarkesë plotësuese, dhe si pasojë mund të prolongohet shqyrtimi i kërkesës.
Ju lutemi, vendosini dokumentet sipas radhës si tek fletë-informacioni.
Dokumentet vijues duhet të paraqiten në origjinal dhe 1 fotokopje.
Ju lutemi dorëzoni dokumentet të palosura vetëm me kapëse (jo të mbërthyera)!
Gjatë aplikimit duhet të paraqiten dokumentet vijuese:
- 1 formular - kërkesa për vizë kombëtare, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht. Ju lutemi printoni të gjitha faqet e aplikacionit dhe bashkëngjitni të gjitha faqet së bashku me kodin QR.
- 1 formular - udhëzimi, të nënshkruar personalisht.
- 1 formular udhëzimi për ekzistencën e një oferte pune, të nënshkruar me dorë
- Të dhëna plotësuese për kontaktin, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht.
- 2 fotografi biometrike aktuale për pasaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45 х 35 milimetra. Ju lutemi 1 fotografi t'i ngjitni në formularin, në vendin e paraparë për fotografi, ndërsa edhe 1 foto të tretë shtesë duhet të keni me vete.
- Pasaportë e vlefshme, në origjinal dhe 1 fotokopje, me së paku 2 faqe të zbrazura (pa vula). Ju lutemi kini parasysh që pasaporta duhet të jetë e vlefshme së paku edhe tre (3) muaj pas skadimit të afatit të vizës.
- Tarifa - Tarifa është 75,00 euro. Tarifat mund të paguhen ose me para të gatshme në banknota EURO ose me kartë krediti, monedhat nuk pranohen.
- Plani i lundrimit të anijes me të dhënat e shteteve në të cilat zhvillohet veprimtaria, përfshirë edhe numrin e ditëve të qëndrimit në çdo shtet.
- Kontratë pune (jo më e vjetër se 6 muaj), e nënshkruar nga punëdhënësi dhe punëmarrësi, në origjinal dhe 1 fotokopje.
Kontrata e punës duhet patjetër t’i përmbajë të dhënat vijuese:
- Lloji, fillimi dhe kohëzgjatja e punësimit / pozita e punës (infomacione jo të plota nuk pranohen).
- Emri i anijes ku do të jeni i/e angazhuar dhe vendi i nisjes.
- Orari javor i punës dhe pushimi.
- Klauzolë për pagë minimale: në rast punësimi në ujërat gjermane, paga minimale duhet të jetë në përputhje me ligjin gjerman mbi pagën minimale (Mindestlohngesetz – MiLoG). Kjo klauzolë duhet të shënohet në kontratën e punës. Garanci e thjeshtë dhe e njëanëshme e punëshënësit nuk është e mjaftueshme.
UDHËZIM – PARASHTRIM KËRKESE PËR VIZË / BELEHRUNG - ANTRAGSTELLUNG
U informova se kërkesa ime për vizë mund të dërgohet për shqyrtim në Zyrën përkatëse për të huaj në Gjermani vetëm nëse janë paraqitur të gjitha dokumentet e cekura në fletë-informacion. Kërkesa të pakompletuara do të refuzohen dhe taksa e paguar nuk kthehet.
Ich wurde darauf hingewiesen, dass mein Antrag nur vollständig unter Vorlage aller im Merkblatt aufgeführten Dokumente weitergeleitet werden kann. Unvollständige Anträge werden abgelehnt, eine Erstattung der Visumgebühr ist ausgeschlossen.
Shkup / Skopje ___________________ Nënshkrimi / Unterschrift ______________________