Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

VIZË PËR QËLLIM PUNËSIMI SI BABYSITTER (AU – PAIR), (§12 BeschV)

Ju lutemi lexoni me kujdes këtë fletë-informacion dhe merreni me vete të printuar dhe të nënshkruar gjatë parashtrimit të kërkesës për vizë. Ju lutemi regjistrohuni për një termin vetëm nëse i plotësoni të gjitha kushtet dhe mund t’i dorëzoni të gjitha dokumentet e kërkuara. Nëse kushtet nuk plotësohen ose nuk dorëzohen dokumentet e kërkuara, viza nuk mund të lëshohet.

Përgatitja e mirëfilltë e dokumenteve mund të ndikojë pozitivisht dhe të shkurtojë procedurën e shqyrtimit të kërkesës për vizë. Dokumente plotësues që nuk janë cekur këtu, në raste të veçanta mund të kërkohen gjatë parashtrimit ose gjatë shqyrtimit të kërkesës për vizë. Aplikacione të paplotësuara dhe dokumente të pakopmletuara mund të jenë shkak për refuzimin e vizës.

Gjatë procedurës së shqyrtimit, Ambasada vendimin e merr në bashkëpunim me Zyrat përkatëse për të huaj në Gjermani. Procedura e shqyrtimit zgjatë zakonisht 3 deri 4 javë nga dorëzimi i kërkesës për vizë në sportel, shpeshherë kjo kohë është edhe më e gjatë. Ambasada do t’Ju njoftojë menjëherë, sapo të vijë vendimi përfundimtar nga autoritetet gjermane. Ju lutemi të mos parashtroni pyetje lidhur me statusin e kërkesës Tuaj gjatë kohëzgjatjes së rëndomtë të shqyrtimit. Për Zyrën e vizave kjo do të paraqiste ngarkesë plotësuese, dhe si pasojë mund të prolongohet shqyrtimi i kërkesës.

Ju lutemi, vendosini dokumentet sipas radhës si tek fletë-informacioni.
Dokumentet vijues duhet të paraqiten në origjinal dhe 1 fotokopje.
Ju lutemi dorëzoni dokumentet të palosura vetëm me kapëse (jo të mbërthyera)!

Gjatë aplikimit duhet të paraqiten dokumentet vijuese:

  • 1 formular - kërkesa për vizë kombëtare, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht. Ju lutemi printoni të gjitha faqet e aplikacionit dhe bashkëngjitni të gjitha faqet së bashku me kodin QR.
  • 1 formular - udhëzimi, të nënshkruar personalisht.
  • 1 formular udhëzimi për ekzistencën e një oferte pune, të nënshkruar me dorë
  • Të dhëna plotësuese për kontaktin, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht.
  • 2 fotografi biometrike aktuale për pasaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45 х 35 milimetra. Ju lutemi 1 fotografi t'i ngjitni në formularin, në vendin e paraparë për fotografi, ndërsa edhe 1 foto të tretë shtesë duhet të keni me vete.
  • Pasaportë e vlefshme, në origjinal dhe 1 fotokopje, me së paku 2 faqe të zbrazura (pa vula). Ju lutemi kini parasysh që pasaporta duhet të jetë e vlefshme  së paku edhe tre (3) muaj pas skadimit të afatit të vizës.
  • Tarifa - Tarifa është 75,00 euro. Tarifat mund të paguhen ose me para të gatshme në banknota EURO ose me kartë krediti, monedhat nuk pranohen.
  • Kontratë e angazhimit si kujdestare e fëmijëve (Au-Pair), e nënshkruar nga të dy palët (familja nikoqire dhe kujdestarja e fëmijëve). Kontrata duhet t’i përmbanë të gjitha të dhënat e duhura, si fillimim dhe kohëzgjatjën e qëndrimit si ‘Au-Pair’, përshkrimin e punës, numrin dhe moshën e fëmijëve, pagën mujore, dëshmi mbi sigurimin shëndetësor, në origjinal dhe 1 fotokopje.
    Një kontratë-mostër mund të shkarkohet nga faqja e internetit.
  • Ju lutemi që pyetësori Au-Pair për familjen nikoqire të plotësohet tërësisht nga familja nikoqire dhe të nënshkruhet, në origjinal dhe 1 kopje
  •  Letër motivuese në gjuhën gjermane, ku shpjegohet arsyeja pse ju dëshironi të punoni si kujdesmetare e fëmijëve, dhe e nënshkruar nga vetë personi.
  • Dokumente shtesë për studentë:
    Vërtetim nga fakulteti, në origjinal dhe përkthim në gjuhën gjermane, me nga 1 fotokopje.

Shënim:

  • Njohuritë elementare të gjuhës gjermane do të kontrollohen gjatë aplikimit, ose mund edhe të dëshmohen me anë të një ҫertifikate zyrtare të gjuhës.
    Si çertifikata legale për njohuri gjuhësore vlejnë çertifikatat e Goethe Institut-it, Çertifikata ÖSD (Österreichisches Sprachdiplom) ose çertifikata të lëshuara nga shkolla të licencuara për mësimin e gjuhës (Telc GmbH) ose ECL. Më shumë informacione mund të gjeni këtu.
  • Mosha minimale për t‘u punësuar si Au-Pair është 18 vjeç, ndërsa ajo maksimale 26 vjeç.
  • Aplikimi për vizë nuk mund të bëhet më herët se 6 muaj para fillimit të dakorduar kontratën për punën si Au-Pair.
  • Qëndrimi si Au-Pair zakonisht është i mundur vetëm një herë.

UDHËZIMPARASHTRIM KËRKESE PËR VIZË / BELEHRUNG - ANTRAGSTELLUNG

U informova se kërkesa ime për vizë mund të dërgohet për shqyrtim në Zyrën përkatëse për të huaj në Gjermani vetëm nëse janë paraqitur të gjitha dokumentet e cekura në fletë-informacion. Kërkesa të pakompletuara do të refuzohen dhe taksa e paguar nuk kthehet.

Ich wurde darauf hingewiesen, dass mein Antrag nur vollständig unter Vorlage aller im Merkblatt aufgeführten Dokumente weitergeleitet werden kann. Unvollständige Anträge werden abgelehnt, eine Erstattung der Visumgebühr ist ausgeschlossen.

Shkup / Skopje ___________________               Nënshkrimi / Unterschrift ______________________