Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
QËNDRIM PËR NJOHJEN E KUALIFIKIMEVE PROFESIONAL/ARSIM PROFESIONAL (§16 d AufenthG)
Për personelin mjekësor që dëshiron të aplikojë për leje qëndrimi me qëllim pjesëmarrje në masat praktike/teorike për njohjen e arsimit profesional është përgatitur një fletë- informacion i veçantë. Informacione plotësuese lidhur me personelin e kualifikuar shëndetësor (motra medicinale, infermierë, kujdestarë) me kualifikim të njohur profesional mund të gjeni këtu.
Ju lutemi lexoni me kujdes këtë fletë-informacion dhe merreni me vete të printuar dhe të nënshkruar gjatë parashtrimit të kërkesës për vizë. Ju lutemi regjistrohuni për një termin vetëm nëse i plotësoni të gjitha kushtet dhe mund t’i dorëzoni të gjitha dokumentet e kërkuara. Nëse kushtet nuk plotësohen ose nuk dorëzohen dokumentet e kërkuara, viza nuk mund të lëshohet.
Përgatitja e mirëfilltë e dokumenteve mund të ndikojë pozitivisht dhe të shkurtojë procedurën e shqyrtimit të kërkesës për vizë. Dokumente plotësues që nuk janë cekur këtu, në raste të veçanta mund të kërkohen gjatë parashtrimit ose gjatë shqyrtimit të kërkesës për vizë. Aplikacione të paplotësuara dhe dokumente të pakopmletuara mund të jenë shkak për refuzimin e vizës.
Gjatë procedurës së shqyrtimit, Ambasada vendimin e merr në bashkëpunim me Zyrat përkatëse për të huaj në Gjermani. Procedura e shqyrtimit zgjatë zakonisht 3 deri 4 javë nga dorëzimi i kërkesës për vizë në sportel, shpeshherë kjo kohë është edhe më e gjatë. Ambasada do t’Ju njoftojë menjëherë, sapo të vijë vendimi përfundimtar nga autoritetet gjermane. Ju lutemi të mos parashtroni pyetje lidhur me statusin e kërkesës Tuaj gjatë kohëzgjatjes së rëndomtë të shqyrtimit. Për Zyrën e vizave kjo do të paraqiste ngarkesë plotësuese, dhe si pasojë mund të prolongohet shqyrtimi i kërkesës.
Ju lutemi, vendosini dokumentet sipas radhës si tek fletë-informacioni.
Dokumentet vijues duhet të paraqiten në origjinal dhe 2 fotokopje.
Ju lutemi dorëzoni dokumentet të palosura vetëm me kapëse (jo të mbërthyera)!
Gjatë aplikimit duhet të paraqiten dokumentet vijuese:
- 2 formularë - kërkesa për vizë kombëtare, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht. Formulari mund të plotësohet online ose të shkarkohet këtu.
- 2 formularë - udhëzimi, të nënshkruar personalisht.
- Të dhëna plotësuese për kontaktin, të plotësuar tërësisht në alfabetin latin (në gjermanisht ose anglisht), mundësisht në kompjuter dhe të nënshkruar personalisht.
- 3 fotografi biometrike aktuale për pasaportë, jo më të vjetra se 6 muaj, me sfond të bardhë, madhësia 45 х 35 milimetra. Ju lutemi 2 fotografi t'i ngjitni në formularë, në vendin e paraparë për fotografi, ndërsa edhe 1 foto të tretë shtesë duhet të keni me vete.
- Pasaportë e vlefshme, në origjinal dhe 2 fotokopje, me së paku 2 faqe të zbrazura (pa vula). Ju lutemi kini parasysh që pasaporta duhet të jetë e vlefshme së paku edhe tre (3) muaj pas skadimit të afatit të vizës.
- Tarifa - Tarifa për aplikim 75,00 euro paguhet me para në dorë.
- Deklaratë për punësim - Agjensioni Federal për Punësim (Erklärung zum Beschäftigungsverhältnis - Bundesagentur für Arbeit), (jo më e vjetër se 6 muaj): e plotësuar tërësisht (çdo pikë) dhe e nënshkruar nga punëdhënësi, në origjinal dhe 2 fotokopje.
Punëdhënësit i rekomandohet, para nënshkrimit të kontratës të interesohet në Agjensionin Federal për Punësim në Gjermani për nivelin aktual të pagës për vendin konkret të punës.
Shënim: Nëse puna, të ardhurat personale dhe/ose orari i punës gjatë procedurës së njohjes së kualifikimeve profesionale ndryshojnë nga kushtet pas përfundimit të procedurës, punëdhënësi duhet ta sqarojë këtë përmes një Deklarate punësimi shtesë (Erklärung zum Beschäftigungsverhältnis).
Nëse pas hyrjes në Gjermani nuk keni të ardhura personale ose paga nuk arrin një shumë mujore prej 882,- euro neto, shuma që mungon duhet të dëshmohet me anë të një:
a) deklarate detyrimi (fletëgarancion) – Verpflichtungserklärung (e lëshuar nga Zyra për të Huaj) nga një person që jeton në Gjermani për tërë qëndrimin, në origjinal dhe 2 fotokopje, ose
b) vërtetim nga ndonjë bankë gjermene për hapjen e xhirollogarisë së bllokuar (“Sperrkonto”) në emrin Tuaj, me shumë mujore që mungon, në origjinal dhe 2 fotokopje.
Nëse keni strehim falas ose ushqim, ju lutemi të paraqitni dëshmi përkatëse. - Fletë plotësuese për procedurën e njohjes së kualifikimeve profesionale, fletë plotësuese A - Agjensioni Federal për Punësim (Zusatzblatt A - Bundesagentur für Arbeit), (jo më e vjetër se 6 muaj): e plotësuar tërësisht (çdo pikë) dhe e nënshkruar nga punëdhënësi, në origjinal dhe 2 fotokopje.
Nëse për njohjen e kualifikimeve profesionale duhet të zbatohen masa përkatëse plotësuese në Gjermani, punëdhënësi Juaj i ardhshëm duhet ta plotësojë fletën plotësuese (Zusatzblatt). - Dëshmi mbi defiçitin e konstatuar për njohjen e kuakifikimit profesional:
Vendim për defiçitin e konstatuar (Defizitbescheid) nga autoriteti përkatës në Gjermani (Oda e Mjekëve ose autoritet tjetër shtetëror), në origjinal dhe 2 fotokopje.
Autoriteti përgjegjës për njohjen e kualifikime Tuaja profesionale konstaton, nëse për njohjen e kualifikimit profesional nevojiten masa plotësuese për kualifikim në Gjermani.
Me vendimin mbi defiçitin (Defizitbescheid) konstatohen dallimet ndërmjet kualifikimit profesional gjerman dhe kualifikimit Tuaj, dhe përcaktohen orët dhe masat e nevojshme.
Nëse parashihet në vendimin mbi defiçitin, në mënyrë plotësuese duhet të paraqitet: fletëregjistrim për kurse teorike, masa për kualifikim profesional praktik në ndonjë ndërmarrje (me plan për trajnim të mëtejshëm) ose kurse për përgatitjen e provimeve, në origjinal dhe 2 fotokopje.
Nëse parashihet në vendimin mbi defiçitin (Defizitbescheid), në mënyrë plotësuese duhet të paraqitet: Fletëparaqitja e provimit për verifikimin e aftësive profesionale (Kenntnisprüfung) dhe në raste konkrete , regjistrtimi në kursin përgatitor për provimin e verifikimit të aftësive profesionale, në origjina dhe 2 fotokopje.
Nëse gjatë procedurës së njohjes së kualifikimeve profesionale parashihet një kurs i gjuhës gjermane, në mënyrë plotësuese duhet të paraqitet: vërtetim për pjesëmarrje nga shkolla për mësimin e gjuhës në Gjermani, me të dhëna mbi fondin javor të orëve (kurs intensiv me së paku 18 orë në javë dhe vërtetim për pagesën e kursit, në origjinal dhe 2 fotokopje. - Plan për trajnim, në origjinal dhe 2 fotokopje.
Punëdhënësi në Gjermani shpeshherë është edhe trajnues. Prandaj, për zhvillimin e trajnimit duhet të parashtrohet plan për trajnim, me të cilin dëshmohet se kur dhe si do të zbatohen përmbajtjet e përcaktuara në vendimin për defiçitin (Defizitbescheid) dhe në këtë mënyrë konfirmohet se është marrë në konsideratë koha e duhur për masat për njohjen e kualifikimit profesional. - Dëshmi mbi njohuritë e gjuhës gjermane të nivelit gjuhësor A2, në origjinal dhe 2 fotokopje.
Si çertifikata legale për njohuri gjuhësore vlejnë çertifikatat e Goethe Institut-it, Çertifikata ÖSD (Österreichisches Sprachdiplom) ose çertifikata të lëshuara nga shkolla të licencuara për mësimin e gjuhës (Telc GmbH) ose ECL. Më shumë informacione mund të gjeni këtu. - Dëshmi mbi shkollimin e kryer (diploma e shkollës profesionale), në origjinal dhe përkthim në gjuhën gjermane me nga 2 fotokopje.
- Më shumë informacione lidhur me procedurën e përshpejtuar për punonjës të kualifikuar mund të gjeni këtu.
UDHËZIM – PARASHTRIM KËRKESE PËR VIZË / BELEHRUNG - ANTRAGSTELLUNG
U informova se kërkesa ime për vizë mund të dërgohet për shqyrtim në Zyrën përkatëse për të huaj në Gjermani vetëm nëse janë paraqitur të gjitha dokumentet e cekura në fletë-informacion. Kërkesa të pakompletuara do të refuzohen dhe taksa e paguar nuk kthehet.
Ich wurde darauf hingewiesen, dass mein Antrag nur vollständig unter Vorlage aller im Merkblatt aufgeführten Dokumente weitergeleitet werden kann. Unvollständige Anträge werden abgelehnt, eine Erstattung der Visumgebühr ist ausgeschlossen.
Shkup / Skopje ___________________ Nënshkrimi / Unterschrift ______________________