Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Procedura e aplikimit për vizë

Këtu do t’i gjeni të gjitha informacionet rreth procedurës së parashtrimit të kërkesës për vizë.

Përgatitja e kërkesës për vizë

Plotësoni formularin e aplikimit plotësisht dhe në mënyrë korrekte me shkronja latine (gjermanisht ose anglisht). Ju mund të zgjidhni midis formularit VIDEX (gjermanisht ose anglisht). Mundësisht, plotësoni të gjithë formularët e duhur (Formularin për vizë kombëtare dhe formularin me të dhënat plotësuese lidhur me kontaktin) online me kompjuter.

Formularët e palexueshëm ose të paplotësuar tërësisht, nuk mund të pranohen në Zyrën e vizave.

Dokumentet e duhura për ta kompletuar kërkesën Tuaj  për vizë janë të listuara në fletë-informacionet në pjesën e Kategorive të vizave, varësisht nga qëllimit të udhëtimit. Përdorni fletë-informacionin që Ju përshtatet si një listë kontrolli (Checkliste) për t’i kompletuar dokumentet e aplikimit Tuaj. Lexoni me kujdes fletë-informacionin për aplikimin Tuaj, siguroni të gjitha dokumentet e cekura në të, PARA se të aplikoni për vizë dhe sillni me vete fletën e informacionit, të printuar dhe të nënshkruar, së bashku me të gjitha dokumentet që ju nevojiten për të aplikuar për vizë.

Aplikuesit e kualifikuar (Persona të kualifikuar me arsimim të njohur profesional ose akademik dhe Kartat Blu) kërkesën e tyre për vizë mund ta parashtrojnë përmes Portalit për shërbime konsullore. Aty mund ta plotësoni Formularin e aplikimit dhe paraprakisht t’i ngarkoni dokumentet mbështetëse, si Diplomën tuaj. Zyra e vizave mund t’ju japë informatë kthyese për përgatitjen e tërësishme të kërkesës suaj, në mënyrë që të mund të vini drejtpërdrejtë me një kërkesë të paraprakisht të kontrolluar dhe të plotë. Në këtë mënyrë eliminohet nevoja potenciale që pas aplikimit të paraqiteni sërish në Zyrën e vizave; Aplikimi juaj mund të shqyrtohet më shpejt.

Ju lutemi te keni parasysh se regjistrimi në listën e pritjes për termine nuk do të thotë se keni aplikuar për vizë.

Paraqitje në Zyrëne vizave

Shënim i rëndësishëm!:

Aplikimi për vizë sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor (§26 Abs. 2 BeschV) si dhe aplikimet për vizë pune si vozitës profesionistë (§24a BeschV), punëtorë të kontraktuar  (§29 Abs. 2 BeschV)  dhe për punësim në anije lumore dhe detare (§25 AufenthV i.V.m. § 24 BeschV) bëhen vetëm nëpërmjet ofruesit të shërbimit VisaMetric.

Gjatë paraqitjes  jashtë një termini të konfirmuar, me një qëllim të gabuar qëndrimi ose me  aplikime jo të plota, aplikuesve nuk do t'u lejohet hyrja në Zyrën e vizave.

Ju lutemi patjetër të merrni me vete konfirmimin e terminit dhe pasaportën me të cilën jeni regjistruar në sitemin e termineve. Nëse numri i pasaportës në ditën e aplikimit nuk përputhet me numrin e shënuar gjatë rezervimit të terminit, nuk do t’Ju lejohet hyrja në Zyrën e vizave dhe do të duhet të rezervoni një termin të ri. Nëse pas regjistrimit keni marrë një pasaportë të re, Ju lutemi sillni me vete të dyja pasaportat.

Aplikimi në Zyrën e vizave

Gjatë aplikimit duhet të gjitha dokumentet e cekura në fletë-informacionet tona duhet të paraqiten në origjinal dhe 1 fotokopje.

Ju lutemi, vendosini dokumentat sipas radhës si tek fletat informuese.

Punonjëset dhe punonjësit e Zyrës së vizave do të pranojnë kërkesën dhe do t’i shënojnë të dhënat Tuaja në sistem. Ju do të paguani në sportel tarifën e vizës me para në dorë në euro. Ambasada pranon tarifën e vizës me Kartë krediti banknota EURO, monedhat nuk pranohen. Ju lutemi të keni shumën e saktë të kërkuar, pasi jo gjithmonë mund të kemi në dispozicion monedha për të kthyer kusurin.

Tarifa të cilën e paguani për vizën, nuk Ju kthehet mbrapsht, pavarësisht vendimit përfundimtar të vizës.

Procesi pas aplikimit

Kur aplikimi është kryer sipas të gjitha rregullave dhe dokumentacioni është dorëzuar i plotë, vijon shqyrtimi i kërkesës nga personi i ngarkuar në detyrë. Për aplikimet për vizë kombëtare, vendimi merret në bashkëpunim me autoritetet përkatëse gjermane dhe për miratimin e vizës nevojitet aprovimi i tyre. Prandaj, aplikimet e vizave dërgohen për shqyrtim të mëtejshëm në autoritetet përgjegjëse gjermane. Këto kontrollojnë, nëse lënda Juaj i plotëson kushtet ligjore. Nëse autoritetet gjermane kërkojnë dokumenta shtesë, Ju do të informoheni nga Zyra e vizave pëmes emajlit.

Ju lutemi për mirëkuptim se pyetjeve në lidhje me statusin e përpunimit të lëndës, në parim nuk do të marrin përgjigje gjatë muajit të parë pas dorëzimit të aplikacionit. Sipas kësaj, vlen si vijon: Do të përgjigjen vetëm pyetjet e parashtruara nga vetë aplikuesi, përfaqësuesi i tij ligjor ose një person i autorizuar me shkrim.

Miratimi / Refuzimi i vizës

Menjëherë sapo të merret vendimi për kërkesën Tuaj për vizë, do të informoheni me e-mail.
Me e-mail do të informoheni për ta dorëzuar pasaportën tuaj në Zyrën e vizave. Ju lutemi përmbajuni të dhënave dhe orës që janë shënuar në e-mail.

Ju lutemi dorëzoni pasaportën Tuaj në Zyrën e vizave në kohën e caktuar, bashkë me dëshminë e pagesës me numrin e barkodit që keni marrë gjatë aplikimit.

Pasaportën mund ta tërhiqni në të njëjtën ditë, nga e hëna deri të enjten, prej orës 15:00 deri në orën 16:00. Nëse pas aplikimit keni marrë pasaportë të re, tërheqja bëhet ditën e nesërme të punës. 

Nëse viza Juaj është refuzuar, vendimi i refuzimit do t’Ju dërgohet përmes e-mailit. Ju lutemi kontrolloni rregullisht edhe dosjen “SPAM”. Ju lutem lexoni me kujdes letrën e refuzimit. Nëse nuk jeni dakord me vendimin, Ju keni të drejtë të parashtroni ankesë dhe të kërkoni rishqyrtimin e kërkesës Suaj.

.