Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

ТЕRMIN PËR APLIKIM PËR VIZË - paneli termine për viza përmes agjencive

FAQ

FAQ

Për të aplikuar për një vizë kombëtare, Ju duhet të keni caktuar një termin.

Ju lutemi vini re, se për çdo anëtar të familjes duhet të rezervohet një termin. Kjo vlen edhe për fëmijët e mitur.Çdo aplikues për vizë duhet të paraqitet personalisht në ditën e aplikimit.

Ju mund të regjistroheni për termin për vizë përmes portalit për termine të Ambasadës.

Ju lutemi lexoni informacionet lidhur me procedurën e rezervimit të terminit.

Kërkesa për viza Schengen mund të parashtrohen nga e hëna deri të enjten, prej orës  14:00 deri në orën 15:00, pa termin të caktuar paraprakisht.

Nëse nuk e keni realizuar terminin e caktuar për aplikim për vizë me fajin Tuaj, duhet të regjistroheni përsëri. Nëse keni një arsye të besueshmee, pse nuk keni mundur të paraqiteni në terminin e caktuar (sëmundje, aksident, etj.), mund të merrni një termin alternativ vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe pas paraqitjes së dëshmisë bindëse. Lutjen me sqarimet dhe dëshmitë përkatëse, me numrin Tuaj të regjistrimit (Referenznummer), mund t’i dërgoni në: visa@skop.diplo.de.

Koha e pritjes për një termin për të aplikuar për vizë për bashkim familjar është rreth 8 muaj. Koha e pritjes mund të kalohet në mënyrë të arsyeshme në kuadër të qëndrimit  pa viza (90 ditë në periudhë prej 6 muajsh). Me pëlqim/miratim paraprak (Vorabzustimmung) nga Zyra përgjegjëse për të huaj  nuk mund të merrni një termin të preferuar. Shtatzënia nuk është arsye për përjashtim.

Në rastin e bashkimit të prindërve me fëmijën gjerman, mund të caktohet një termin i privilegjuar, nëse dëshmohet kujdestaria. Në rast të tillë, Ju lutemi na dërgoni numrin Tuaj të regjistrimit (Referenznummer), vërtetimin e origjinës, kujdestarisë dhe nënshtetësinë gjermane të fëmijës në: visa@skop.diplo.de.

Vetëm  regjistrimi i terminit, si i tillë, thjesht nuk paraqet edhe një aplikim për vizë. Nëse në një të ardhme të parashikueshme arrini një kufi moshe, për të cilën vlejnë tjera kushte për aplikimin për vizë (p.sh. nëse fëmijët janë 16 ose 18 vjeç), në raste të tilla mund të parashtroni kërkesë për pranimin/njohjen  e aplikimit për vizë përmes emajlit, pa detyrim për paraqitje personale (i ashtuquajturi respektim i afateve).

Në lidhje me këtë, Ju lutemi na dërgoni një emajl në visa@skop.diplo.de me lutje për pranimin/njohjen aplikimit përmes emajlit, bashkë me numrin përkatës të regjistrimit (Referenznummer) të terminit.

Sistemi i termineve është i automatizuar, një ndërhyrje manuale në të dhënat bazë që keni dhënë gjatë regjistrimit të terminit, për fat të keq, nuk është e mundur. Prandaj duhet të keni kujdes gjatë regjistrimit dhe të siguroheni që të lini të pandryshuar emajlin Tuaj dhe fjalëkalimin deri sa të përfundojë procedura e vizës.

Ju lutemi, fillimisht ta anuloni terminin nëpërmjet vegëzës (linkut) të shënuar në konfirmimin e regjistrimit Tuaj dhe regjistrohuni përsëri për një termin me të dhënat e sakta.

Nëse nuk keni qasje në emajlin me konfirmimin e regjistrimit, na dërgoni të dhënat e mëposhtme në: visa@skop.diplo.de:
Emri dhe mbiemri
Fotokopje e pasaportës
Numri i regjistrimit

Ambasada do ta anulojë regjistrimin Tuaj. Ju do të merrni një mesazh përmes emajlit, dhe pastaj mund të regjistroheni përsëri për termin.

Ndryshimi i emajlit Tuaj nuk është i mundur, nëse jeni regjistruar në listen e pritjes për termin në kategorinë “Ballkani Perëndimor”.  Në muajin e rradhës Ju mund të regjistroheni përsëri.

Ju lutemi fillimisht të kontrolloni kutinë Spam-/Junk dhe opcionet e saj dhe sigurohuni që emajlet e klasifikuara si të padëshiruara (Spam) të mos fshihen menjëherë. Nëse emajli i konfirmimit nuk është as aty, atëherë ka gjasa që e keni dhënë adresën Tuaj të gabuar të emajlit.

Në këtë rast Ju duhet të rezervoni një termin të ri duke dhënë një adresë aktive të emajlit. Regjistrimi i vjetër me adresën e gabuar duhet të anulohet paraprakisht. (Shih: Nuk kam qasje në emajlin tim përmes të cilit u regjistrova për termin)

Ju lutemi regjistrohuni vetë (personalisht) për një termin në Ambasadë. Regjistrimi është falas dhe i lehtë.

Autorizimi i palëve të treta për të rezervuar termine nuk është as i nevojshëm dhe as i arsyeshëm. Ambasada në  Shkup nuk bashkëpunon me agjenci udhëtimesh, zyra avokatie,  apo ofrues privatë, ato madje  as që  gëzojnë ndonjë  privilegj. Në veçanti, ato nuk kanë qasje të lehtësuar në sistemin tonë të caktimit të  termineve.

Nga shtatori i vitit 2023, për pranimin e aplikimeve sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor (§26 paragrafi 2 i Rregullorës për Punësim), Ambasada do të bashkëpunojë  me ofruesin e shërbimeve Visametric. Informacione plotësuese mund të gjeni këtu.