Si mund ta rezervoj një takim?
Informacione të hollësishme rreth rezervimit të një takimi për një vizë për qëndrim afatgjatë mund të gjeni këtu.
Rezervimi i takimit për bashkim familjar bëhet përmes portalit për takime të Ambasadës.
Ju lutemi vini re, se për çdo anëtar të familjes duhet të rezervohet një termin i veçantë. Kjo vlen edhe për fëmijët e mitur. Çdo parashtrues i kërkesës për vizë duhet të paraqitet personalisht gjatë parashtrimit të kërkesës.
Takimet për të parashtruar kërkesë për vizë sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor caktohen drejtpërdrejtë me ofruesin tonë zyrtar të shërbimeve, VisaMetric. Më shumë informacione rreth kësaj mund të gjeni këtu.