Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

FAQ

Nëse e paraqitni dokumentacionin e plotë dhe në formë e duhur, dukshëm do të shkurtohet koha e përpunimit të këskesë Suaj.

Ambasada nuk mund të japë informacion të saktë për këtë, pasi kjo varet nga disa faktorë: nga kompletimi i dokumenteve të dorëzuara, qëndrimet e mëparshme në Gjermani ose vendeve të tjera në zonën Schengen, dhe nevoja për përfshirjen e autoriteteve të brendshme gjermane (Zyra për të huaj -Ausländerbehörde, Agjensia Federale e Punësimit).

Koha e rëndomtë e përpunimit të vizave kombëtare është rreth 8-12 javë. Ju luemi të përmbaheni nga parashtrimi i pyetjeve para se të skadojë ky afat.

Ju lutemi të keni mirëkuptim që pyetjeve në lidhje me statusin e kërkesës Suaj nuk do t’iu përgjigjemi gjatë  8 javëve të para pas dorëzimit të kërkesës. Pas kësaj vlen: Do të përgjigjen vetëm pyetjet e parashtruara nga vetë aplikuesi, përfaqësuesi i tij ligjor ose një person i cili është autorizuar me shkrim nga aplikuesi. Kërkesa për statusin e lëndës nuk mund të përgjigjet pa shënuar  numrin e dosjes. Numrin e dosjes (numri i barkodit)  do ta gjeni në faturën që Ju është dhënë kur e keni parashtruar kërkesën për vizë në sportel.

Për pyetje rreth terminit, Ju lutemi gjithmonë shënoni numrin  8-shifror të regjistrimit (Referenznummer).

Për arsye të mbrojtjes së të dhënave, informacione konkrete lidhur me statusin e lëndës, fatkeqësisht nuk mund t’u japim palëve të treta, pa autorizimin e duhur.  Të drejtë informacioni kanë vetëm aplikuesit dhe personat e autorizuar me shkrim.

Na dërgoni vetëm dokumentet që kërkohen nga Ju për procedurën e vizave.  Dokumentet e pakërkuara do të shkatërrohen ose fshihen. Këto nuk mund të ruhen për procedurat e mëvonshme të vizave.

Gjatë dërozimit të kërkesë në sportel, ose më vonë përmes emajlit, do të informoheni nëse doumentet plotësuese që kërkohen duhet t’i paraqitni personalisht ose përmes emajlit.

Nëse kërkesa Juaj është refuzuar dhe Ju nuk jeni dakord me këtë, mund të parashtroni një ankesë kundër refuzimit (e kundërshtoni refuzimin e vizës) duke deklaruar fakte ose duke paraqitur dokumente që justifikojnë rishqyrtimin e kërkesës. Informacione plotësuese mund të gjeni në udhëzimet juridike në vendimin e refuzimit të kërkesës dhe në faqen tonë të internetit.

Vizën që keni marrë nga Ambasada, do të vazhdohet në Gjermani nga autoritetet lokale të Zyrës për të huaj të administratës së qytetit ose të qarkut. Për ta bërë këtë, duhet mundësisht menjëherë pas hyrjes në vend, të paraqiteni tek autoritetet e imigracionit / Zyra pët të huaj (Ausländerbehörde, Stadt- oder Kreisverwaltung).