Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Kërkimi i një vendi për studime niversitare (§17 Paragrafi 2 i Ligjit për qëndrim)
Ju lutemi përdoreni këtë fletë informacion për përgatitjen e dokumenteve tuaja në Portalin për shërbime konsullore. Aty mund të përgatisni aplikimin tuaj në mënyrë digjitale për Kërkimin e një vendi për studime universitare. Zyra e vizave do t'ju japë informatë kthyese individuale për aplikimin tuaj, kështu që në takimin tuaj të caktuar do të vini vetëm me dokumentet që duhet të dorëzohen në origjinal, sipas renditjes së mëposhtme.
Sapo kërkesa juaj të jetë kontrolluar paraprakisht, do të njoftoheni dhe do të merrni linkun për të rezervuar një takim. Ju lutemi të mos rezervoni takim paralelisht përmes sistemit të rregullt të takimeve të ambasadës. Takimi juaj në përfaqësinë diplomatike shkon shpejtë dhe në mënyrë të efektshme: i dorëzoni dokumentet origjinale, i jepni të dhënat tuaja biometrike (gjurmët e gishtërinjve dhe fotografi) dhe e paguani tarifën.
Dokumentet vijuese janë të nevojshme për përgatitjen e kërkesës suaj:
- Formular kërkese – Formularin e kërkesës mund ta plotësoni drejtpërdrejtë në Portalin për shërbime konsullore (Auslandsportal) dhe aty t’i ngarkoni dokumentet e nevojshme.
- Fotografi pasaporte - 1 fotografi biometrike aktuale për pasaportë, jo më të vjetër se 6 muaj, me sfond të bardhë, në madhësi 45 х 35 milimetra. (e domosdoshme ta keni në origjinal në takimin e caktuar).
- Pasaportë të vlefshme - Pasaporta duhet të ketë të paktën 2 faqe të zbrazëta dhe të jetë e vlefshme të paktën 3 muaj pas skadimit të afatit të vizës. (e domosdoshme ta keni në origjinal në takimin e caktuar).
- Tarifa - 75,00 Euro (me para në dorë në bankënota EURO ose me kartë krediti)
- Biografi në gjermanisht mbi arsimin e deritanishëm profesional dhe, në rast se ka, mbi veprimtarinë profesionale me nënshkrimin tuaj.
- Letër motivimi në gjermanisht me të dhënat për studimet e planifikuara, vendin e planifikuar të qëndrimit, akomodimin e të ngjashme, me nënshkrimin tuaj.
- Dëshmi për financimin e shpenzimeve tuaja të jetesës, duhet të keni në dispozicion një shumë mujore neto prej 1.091,- €, edhe atë përmes:
Një deklarate garancie - Verpflichtungserklärung (e lëshuar nga Zyra për të Huaj) për tërë qëndrimin, nga një person që jeton në Gjermani (e domosdoshme ta keni në origjinal në takimin e caktuar) ose
Një vërtetimi nga një bankë gjermane për hapjen e një xhirollogarie të bllokuar (Sperrkonto) në emrin tuaj, me një shumë mujore prej 1.091,- €. (e domosdoshme ta keni në origjinal në takimin e caktuar).
Dëshmi mbi arsimin e kryer profesional dëftesë (diplomë) për kryerjen e arsimit profesional të njohur apo ekuivalente (në Gjermani), që ju mundëson regjistrimin në një institucion të lartë arsimor në Gjermani. (e domosdoshme ta keni në origjinal në takimin e caktuar me përkthim në gjuhën gjermane). - Dëshmi/Kopje nga baza e të dhënave ANABIN se arsimi juaj i kryer profesional ju mundëson regjistrim në një institucion të lartë arsimor.
- Dëshmi mbi njohuritë gjuhësore:
Në rast se keni njohuri gjuhësore:Çertifikatë zyrtare mbi njohuritë gjuhësore - të paktën në nivelin B2 ose niveli i njohurive gjuhësore që kërkohet për regjistrimin e studimeve (e domosdoshme ta keni në origjinal në takimin e caktuar) oseNë rast njohuritë gjuhësore do t’i merrni gjatë qëndrimit të planifikuar:
Regjistrimi në një shkollë të gjuhëve në Gjermani me të dhëna mbi Kohëzgjatjen dhe Intensitetin e mësimit (e domosdoshme ta keni në origjinal në takimin e caktuar),
Certifikata gjuhësore që njihen janë certifikatat gjuhësore të Goethe-Institutit, të ÖSD-së ose të një nga shkollat e licencuara për gjuhë TELC ose ECL. Më shumë informacione mund të gjeni këtu.
Qëndrimi për kërkim të një vendi për studime universitare mund të lejohet për të shumtën 9 muaj. |
Kërkesa mund të dërgohet më tej për shqyrtim vetëm nëse janë paraqitur të gjitha dokumentet e renditura në fletë informacion. Kërkesat e paplota do të refuzohen dhe tarifa e paguar e vizës nuk kthehet.