Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Studime (§16 b i Ligjit për qëndrim) 

15.01.2025 -

Ju lutemi përdoreni këtë fletë informacion për përgatitjen e dokumenteve tuaja në Portalin për shërbime konsullore. Aty mund të përgatisni aplikimin tuaj në mënyrë digjitale për regjistrimin e studimeve. Zyra e vizave do t'ju japë informatë kthyese individuale për aplikimin tuaj, kështu që në takimin tuaj të caktuar do të vini vetëm me dokumentet që duhet të dorëzohen në origjinal, sipas renditjes së mëposhtme. 

Sapo kërkesa juaj të jetë kontrolluar paraprakisht, do të njoftoheni dhe do të merrni linkun për të rezervuar një takim. Ju lutemi të mos rezervoni takim paralelisht përmes sistemit të rregullt të takimeve të ambasadës. Takimi juaj në përfaqësinë diplomatike shkon shpejtë dhe në mënyrë të efektshme: i dorëzoni dokumentet origjinale, i jepni të dhënat tuaja biometrike (gjurmët e gishtërinjve dhe fotografi) dhe e paguani tarifën.

Dokumentet vijuese janë të nevojshme për përgatitjen e kërkesës suaj:
 

  • Formular kërkese – Formularin e kërkesës mund ta plotësoni drejtpërdrejtë në Portalin për shërbime konsullore (Auslandsportal) dhe aty t’i ngarkoni dokumentet e nevojshme.
  • Fotografi pasaporte - 1 fotografi biometrike aktuale për pasaportë, jo më të vjetër se 6 muaj, me sfond të bardhë, në madhësi 45 х 35 milimetra. (e domosdoshme ta keni në origjinal në takimin e caktuar).
  • Pasaportë të vlefshme - Pasaporta duhet të ketë të paktën 2 faqe të zbrazëta dhe të jetë e vlefshme të paktën 3 muaj pas skadimit të afatit të vizës. (e domosdoshme ta keni në origjinal në takimin e caktuar).
  • Dëshmi mbi njohjen e diplomës në Gjermani:
    Për studime të ciklit të parë: diplomë për dhënien e provimit të maturës – dëftesë (diplomë) për kryerjen e arsimit profesional. (e domosdoshme ta keni në origjinal në takimin e caktuar me përkthim në gjuhën gjermane).
    Për shkëmbime semstrale: indeksi i studentit, pasqyra e notave të deritanishme. (e domosdoshme ta keni në origjinal në takimin e caktuar me përkthim në gjuhën gjermane).
    Për programet studimore Master: diploma e studimeve të ciklit të parë. (e domosdoshme ta keni në origjinal në takimin e caktuar me përkthim në gjuhën gjermane).
  • Dëshmi për financimin e shpenzimeve tuaja të jetesës, duhet të keni në dispozicion një shumë mujore neto prej 992,- €, edhe atë përmes:
    Një deklarate garancie – Verpflichtungserklärung (e e lëshuar nga Zyra për të Huaj) për tërë qëndrimin, nga një person që jeton në Gjermani (e domosdoshme ta keni në origjinal në takimin e caktuar) ose
    - nëse keni fituar bursë, dëshmia përkatëse për bursën, në origjinal dhe 1 fotokopje, ose

    Një vendimi për bursë, në rast se keni fituar bursë, (e domosdoshme ta keni në origjinal në takimin e caktuar) ose
    Në rast të një burse të pjesshme, diferenca duhet të dëshmohet përmes një deklarate garancie ose një xhirollogarie të bllokuar.

    Një vërtetim nga një bankë gjermane për hapjen e një xhirollogarie të bllokuar (Sperrkonto) në emrin tuaj, me një shumë mujore prej 992,- € ose të paktën 11.904,- € për qëndrim prej 1 viti. (e domosdoshme ta keni në origjinal në takimin e caktuar).
  • Dëshmi mbi qëndrimin për studime në Gjermani:
    Në rast se tashmë jeni i pranuar në universitet: Letër pranimi nga universiteti në Gjermani.
    Në rast se keni bërë kërkesë për letër pranimi, por ende nuk e keni marrë: Vërtetim për pranimin e kërkesës nga universiteti në Gjermani.
    Në rast se para fillimit të studimeve duhet të merrni njohuritë e duhura gjuhësore: Shkresë nga Universiteti ose Shkresë nga shkolla e gjuhëve.
  • Dëshmi mbi njohuritë gjuhësore. Në rast se për studimet tuaja kërkohen njohuri gjuhësore, atëherë duhet të paraqiten dëshmi për njohjen e gjuhës gjermane, ose njohjen e gjuhës angleze për programet studimore në gjuhën angleze:
    Çertifikatë zyrtare mbi njohuritë gjuhësore në nivelin e kërkuar të njohurive gjuhësore. (e domosdoshme ta keni në origjinal në takimin e caktuar).
    Certifikatat gjuhësore apo vërtetimet, që konfirmojnë vetëm pjesëmarrjen në një kurst të gjuhës NUK njihen.

    Më shumë informacione lidhur me certifikatat e njohura gjuhësore për të dëshmuar njohuritë gjuhësore mund të gjeni  këtu.

Udhëzim: Parashtrimi i kërkesës është pa pagesë.

Kërkesa mund të dërgohet më tej për shqyrtim vetëm nëse janë paraqitur të gjitha dokumentet e renditura në fletë informacion. Kërkesat e paplota do të refuzohen dhe tarifa e paguar e vizës nuk kthehet.