Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts
Parashtrimi i kërkesës për vizë
FAQ
Në takimin e caktuar ju lutemi sillni me vete dokumentet vijuese:
- Një formular kërkesë për vizë të plotësuar dhe të nënshkruar
- Të gjitha dokumentet e renditura në fletë-informacionin përkatës (sipas nevojës në origjinal) me një kopje
- Tarifa e vizës në bazë të fletë-informacionit
Zgjidhni në Vizat dhe hyrja fletë-informacionin e duhur për qëllimin tuaj të qëndrimit dhe në mënyrë të plotë përgatitni dokumentet e renditura në të.
Ju lutemi ta keni parasysh se do të mund të përpunohen vetëm kërkesat e plota me të gjitha dokumentet e renditura në fletë-informacion. Kërkesat e paplota mund të çojnë në refuzimin e vizës, ndërsa përjashtohet kthimi i tarifës së vizës.
Për disa kategori të kërkesave parashtrimi i kërkesës është i mundur edhe përmes Portalit për shërbime konsullore. Pas shqyrtimit paraprak të kërkesës suaj të dorëzuar online, në takimin e caktuar do të duhet t’i sillni vetëm dokumentet origjinale, t’i dorëzoni të dhënat tuaja biometrike dhe të paguani tarifën e vizës.
Ju lutemi ta plotësoni formularin e kërkesës për vizë online dhe ta sillni të printuar.
Këtu mund t’i plotësoni formularët për vizë kombëtare.
Këtu mund t’i plotësoni formularët për vizë Schengen.
Në rast se parashtroni kërkesë përmes Portalit për shërbime konsullore, formularin e kërkesës për vizë mund ta plotësoni drejtpërdrejtë në Portalin për shërbime konsullore.
Kërkesa mund të dorëzohet vetëm personalisht (ose në Zyrën e vizave të Ambasadës Gjermane në Shkup ose përmes ofruesit tonë të shërbimeve të jashtme VisaMetric). Parashtrimi i kërkesës përmes Portalit për shërbime konsullore është e mundshme për kategori të caktuara kërkesash, por nuk e zëvendëson paraqitjen personale për të dorëzuar të dhënat biometrike dhe për të paguar tarifën e vizës. Nuk ka përjashtime nga ky rregull. Dokumentet e dorëzuara do të asgjësohen pa njoftim të mëtejshëm të dërguesit.
Tarifa për kërkesat për vizë Shengen (qëndrime nën 90 ditë) është 90.00 Euro. Për të miturit, tarifa është 45.00 Euro. Kërkesa për fëmijë deri në 6 vjeç është pa pagesë.
Tarifa për vizë kombëtare (qëndrime mbi 90 ditë) është 75,00 Euro. Për të miturit, tarifa është 40,00 Euro.
Tarifat paguhen me para të gatshme në bankënota EURO ose me kartë krediti drejtpërdrejtë në Zyrën e vizave gjatë parashtrimit të kërkesës për vizë.
Në rast se kërkesën e parashtroni përmes VisaMetric, do ta paguani tarifën e vizës si dhe një tarifë plotësuese për përpunimin e dokumentacionit në VisaMetric. Përveç kësaj, në baza vullnetare, kundrejt një pagese plotësuese mund të merrni edhe shërbime tjera shtesë.
Shtetasit maqedonas mund të kërkojnë vizë në Ambasadën Gjermane në Shkup vetëm nëse janë me vendbanim të rregullt në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Nëse tashmë jeni me vendbanim të rregullt në Gjermani (p.sh. edhe në rast të pezullimit të përkohshëm të dëbimit – Duldung), përgjegjëse për Ju është Zyra përkatëse për të huaj (Ausländerbehörde) në Gjermani, dhe në rast të tillë nuk mund të lëshohet një vizë hyrëse. Nëse vendbanimi Juaj i rregullt është në ndonjë shtet tjetër, ju lutemi kontaktoni Përfaqësinë Diplomatike Gjermane në atë shtet.
Shtetas nga vendet e treta kanë të drejtë të aplikojnë për vizë në Zyrën e vizave të Ambasadës në Shkup vetëm nëse posedojnë leje të vlefshme për qëndrim në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Varësisht nga kategoria e vizës, ju do ta dorëzoni kërkesën tuaj për vizë si më poshtë:
• Tek ofruesi ynë i jashtëm i shërbimeve VisaMetric
• Në Zyrën e vizave ose në Ambasadën Gjermane në Shkup
• Online përmes Portalit për shërbime konsullore (nuk e zëvendëson paraqitjen personale për marrjen e të dhënave biometrike dhe për të paguar tarifën e vizës)
Për të mësuar se si të rezervoni një takim dhe si të dorëzoni kërkesën, ju lutemi lexoni fletë informacionin përkatës.