Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

FAQ

Nëse e dorëzoni dokumentacionin e plotë dhe në formë e duhur, dukshëm do të shkurtohet koha e shqyrtimit të kërkesës suaj.

Ambasada nuk mund të japë informacion të saktë për kohëzgjatjen e shqyrtimit, pasi kjo varet nga disa faktorë: nga përgatitja e plotë e dokumenteve të dorëzuara, qëndrimet e mëparshme në Gjermani ose vende të tjera në vendet e Schengen-it, si dhe nga nevoja për përfshirjen e autoriteteve gjermane (Zyra për të huaj (Ausländerbehörde), Agjencia Federale e Punësimit).

Koha e rëndomtë e shqyrtimit të vizave kombëtare është rreth 8-12 javë. Ju lutemi të përmbaheni nga parashtrimi i pyetjeve para se të skadojë ky afat.

Koha e rëndomtë e përpunimit të vizave Schengen është rreth 1-2 javë. Ju lutemi të përmbaheni nga parashtrimi i pyetjeve para se të skadojë ky afat.
 

Ju lutemi të keni mirëkuptim që pyetjeve në lidhje me statusin e kërkesës suaj nuk do t’iu përgjigjemi gjatë 12 javëve të para pas dorëzimit të kërkesës. Pas kësaj vlen: do të përgjigjen vetëm pyetjet e parashtruara nga vetë parashtruesi i kërkesës, përfaqësuesi i tij ligjor ose një person i cili është autorizuar me shkrim nga parashtruesi i kërkesës. Kërkesa për statusin e shqyrtimit të lëndës mund të bëhet vetëm duke e dërguar emrin dhe mbiemrin dhe datën e lindjes së parashtruesit të kërkesës.

Për arsye të mbrojtjes së të dhënave, informacione konkrete lidhur me statusin e lëndës, për fat të keq nuk mund t’u japim palëve të treta, pa autorizimin e duhur.  Të drejtë informacioni kanë vetëm parashtruesit e kërkesës dhe personat e autorizuar me shkrim.

 

Na dërgoni vetëm dokumentet që kërkohen nga Ju për procedurën e vizave. Dokumentet që nuk janë kërkuar do të asgjësohen ose fshihen. Ato nuk mund të ruhen për procedurat e mëvonshme të vizave.

Gjatë dorëzimit të kërkesë në sportel, ose më vonë përmes e-mail-it, do të informoheni nëse dokumentet plotësuese që kërkohen duhet t’i paraqitni personalisht ose përmes e-mail-it. 
 

Kundër një refuzimi të kërkesës suaj për vizë ju mund të ndërmerrni veprime ligjore duke parashtruar ankesë në Gjykatën Administrative të Berlinit (Gjermani). Kjo duhet të bëhet në gjermanisht dhe u nënshtrohet shpenzimeve gjyqësore. Edhe pas një refuzimi, natyrisht gjithmonë e keni mundësinë për të parashtruar një kërkesë të re për vizë.

Ndërkohë që kërkesa për vizë është duke u shqyrtuar gjithsesi se mund të udhëtoni, me kusht që të respektohet Rregullorja e qëndrimit prej të shumtën 90 ditë brenda 180 ditësh dhe të mos ketë ndalim udhëtimi.