Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Bashkim familjar - Portali konsullor

17.02.2026 -

Ju lutemi përdoreni këtë fletë-informacioni për përpilmin e dokumenteve tuaja në Portalin për shërbime konsullore (Auslandsportal). Aty e përgatitni kërkesën tuaj për bashkim familjar në mënyrë digjitale. Zyra e vizave ju jep informacion kthyes individual lidhur me kërkesën tuaj, në mënyrë që në takimin tuaj të caktuar të vini vetëm me dokumentet që duhet të dorëzohen në origjinal, sipas listës më poshtë.

Sapo kërkesa përfundimisht të verifikohet, do të njoftoheni dhe do të merrni linkun për rezervimin e takimit. Ju lutemi, ndërkohë të mos rezervoni paralelisht takim edhe përmes sistemit të rregullt të takimeve të ambasadës. Takimi juaj në përfaqësinë jashtë vendit zhvillohet shpejt dhe me efikasitet: i paraqitni dokumentet origjinale, i jepni të dhënat biometrike (gjurmët e gishtërinjve dhe fotografinë) dhe e paguani tarifën.

Dokumentet e mëposhtme janë të nevojshme për përgatitjen e kërkesës suaj:

  • Formulari i kërkesës: formularin mund ta plotësoni drejtpërdrejt në portalin konsullor dhe aty t’i ngarkoni dokumentet e nevojshme
  • Fotografia për pasaportë: 1 foto biometrike aktuale, jo më e vjetër se 6 muaj, me sfond të bardhë, në madhësinë 45 x 35 mm. (Origjinali është i domosdoshëm në takimin e caktuar)
  • Pasaporta me afat vlefshmërie: pasaporta duhet të ketë të paktën 2 faqe të lira dhe të ketë afat vlefshmërie 3 muaj më shumë se kohëzgjatja e vizës. (Origjinali është i domosdoshëm në takimin e caktuar)
  • Tarifat: 75,00 euro për të rritur dhe 40,00 euro për fëmijë (në dorë në kartëmonedha euro ose me kartë krediti).  Kërkesa për bashkim me shtetas gjerman është pa pagesë. 

  • Kopje e pasaportës së bashkëshortit/es
  • Certifikatë ndërkombëtare të martesës, në mënyrë alternative sipas rastit të dhënë Certifikatë gjermane të martesës. (Origjinali është i domosdoshëm në takimin e caktuar)
  • Vërtetim vendbanimi i bashkëshortit/es
  • Në rast se ju dhe/ose bashkëshorti/ja keni qenë të martuar më parë: Vendim divorci, përfshirë edhe, nëse është e nevojshme, përkthimin në gjermanisht dhe njohjen (Origjinali është i domosdoshëm në takimin e caktuar).

Përveç kësaj, ju nevojiten dokumentet specifike vijuese:

  • Leje qëndrimi i bashkëshortit/es, në mënyrë alternative, sipas nevojës edhe vizë ose vërtetim të përkohshëm për qëndrim (Fiktionsbescheinigung)
  • Dëshmi mbi njohuritë e gjuhës gjermane në nivelin A1 (Origjinali është i domosdoshëm në takimin e caktuar)
    Certifikata të pranuara të gjuhës janë certifikatat e Goethe-Institut, ÖSD ose të një shkolle për gjuhë të certifikuar nga TELC ose ECL. Këtu gjeni informacione më të hollësishme mbi Dëshminë e njohurive të gjuhës gjermane si dhe mbi Përjashtime nga dëshmia e njohurive të gjuhës gjermane në kuadër të bashkimit familjar në Gjermani.
     

Dëshmi mbi njohuritë e gjuhës gjermane në nivelin A1 (Origjinali është i domosdoshëm në takimin e caktuar).

Certifikata të pranuara të gjuhës janë certifikatat e Goethe-Institut, ÖSD ose të një shkolle për gjuhë të certifikuar nga TELC ose ECL. Këtu gjeni informacione më të hollësishme mbi Dëshminë e njohurive të gjuhës gjermane si dhe mbi Përjashtime nga dëshmia e njohurive të gjuhës gjermane në kuadër të bashkimit familjar në Gjermani.

Kontratë qiraje dhe vërtetime page të bashkëshortit/es, llogaritë e pagave për 3 muajt e fundit.


 

  • Vërtetim vendbanimi (Meldebescheinigung) i bashkëshortit/es së ardhshme
  • Kopje e pasaportës së bashkëshortit/es së ardhshme, respektivisht me lejen e qëndrimit, në rast se bashkëshorti/ja nuk është shtetas gjerman
  • Dëshmi e zyrës kompetente të gjendjes civile (Standesamt), se janë plotësuar kushtet për lidhjen e martesës (Origjinali është i domosdoshëm në takimin e caktuar)
  • Dëshmi mbi njohuritë e gjuhës gjermane në nivelin A1 (Origjinali është i domosdoshëm në takimin e caktuar).
    Certifikata të pranuara të gjuhës janë certifikatat e Goethe-Institut, ÖSD ose të një shkolle për gjuhë të certifikuar nga TELC ose ECL. Këtu gjeni informacione më të hollësishme mbi Dëshminë e njohurive të gjuhës gjermane si dhe mbi Përjashtime nga dëshmia e njohurive të gjuhës gjermane në kuadër të bashkimit familjar në Gjermani.
     

  • Certifikatë ndërkombëtare e lindjes (Origjinali është i domosdoshëm në takimin e caktuar)
  • Vërtetim vendbanimi (Meldebescheinigung) i prindërve që jetojnë në Gjermani
  • Kopje të pasaportave të prindërve, bashkë me lejen e qëndrimit
  • Sipas nevojës Vendim divorci me vendim për kujdestari (Origjinali është i domosdoshëm në takimin e caktuar)
  • Në rast të bashkimit vetëm me njërin prind: Deklaratë pëlqimi të noterizuar të prindit që mbetet, për shpërnguljen e fëmijës në Gjermani, me Apostille dhe përkthim në gjermanisht (Origjinali është i domosdoshëm në takimin e caktuar)
  • Në rast të adoptimit, vendim adoptimi (Origjinali është i domosdoshëm në takimin e caktuar)

Në mënyrë plotësuese për fëmijët e moshës së mitur prej 16 - 18 vjeç
Dëshmi mbi njohuritë e gjuhës gjermane në nivelin C1, në origjinal dhe 1 kopje.
Certifikata të pranuara të gjuhës janë certifikatat e Goethe-Institut, ÖSD ose të një shkolle për gjuhë të certifikuar nga TELC ose ECL. Këtu gjeni informacione më të hollësishme mbi Dëshminë e njohurive të gjuhës gjermane si dhe mbi Përjashtime nga dëshmia e njohurive të gjuhës gjermane në kuadër të bashkimit familjar në Gjermani.
 

  • Certifikatë e lindjes së fëmijës gjerman (Origjinali është i domosdoshëm në takimin e caktuar)
  • Kopje e pasaportës së fëmijës gjerman, përkatësisht dëshmi të shtetësisë gjermane
  • Vërtetim vendbanimi të fëmijës gjerman, përkatësisht të prindit tjetër
  • Kopje e pasaportës së prindit tjetër, përkatësisht me leje qëndrimi, në rast se prindi tjetër nuk është shtetas gjerman
  • Për prindër të martuar: certifikatë ndërkombëtare e martesës, përkatësisht certifikatë gjermane të martesës, (Origjinali është i domosdoshëm në takimin e caktuar)
  • Për prindër të pamartuar: njohje e atësisë dhe vendim për kujdestari (Origjinali është i domosdoshëm në takimin e caktuar).
     

Bashkimi familjar me pjesëtarë tjerë të familjes, në parim, është i mundur vetëm për të shmangur vështirësi të jashtëzakonshme (krahaso § 36 paragrafi 2 i Ligjit për qëndrim - AufenthG). Kërkohet një devijim i konsiderueshëm nga bashkimi i rregullt familjar (§§ 27 deri 32 i Ligjit për qëndrim - AufenthG). Për këtë duhet të ekzistojë një rrethanë jetësore që, në rastin konkret, është aq serioze sa refuzimi i lejes së qëndrimit do të sillte një barrë të papërballueshme për të huajin, e cila, në mënyrë të jashtëzakonshme, kërkon dhënien e vizës. Prandaj, dëshmitë për këtë duhet të paraqiten në mënyrë të plotë dhe bindëse. Vetëm fakti që ekziston një paaftësi ose sëmundje nuk është i mjaftueshëm. 

  • Certifikatë ndërkombëtare e lindjes (Origjinali është i domosdoshëm në takimin e caktuar)
  • Vërtetim vendbanimi (Meldebescheinigung) i personit referues që jeton në Gjermani
  • Kopje e pasaportës i personit referues që jeton në Gjermani, respektivisht me leje qëndrimi
  • Certifikatë ndërkombëtare e lindjes e personit referues që jeton në Gjermani (Origjinali është i domosdoshëm në takimin e caktuar)
  • Dëshmi mbi vështirësinë e jashtëzakonshme (varësisht nga rasti individual):
    Dëshmi për llojin dhe shkallën e sëmundjes/paaftësisë dhe nevojën për përkujdesje, përkatësisht përkthim në gjermanisht (Origjinali është i domosdoshëm në takimin e caktuar).
    Dëshmi për mungesën e personave të afërt/mundësive të kujdesit në Maqedoninë e Veriut, p.sh. certifikatë vdekjeje ndërkombëtare, vendime gjyqësore etj., përkatësisht përkthim në gjermanisht (Origjinali është i domosdoshëm në takimin e caktuar).
    Dëshmi të tjera për varësinë e personit që shpërngulet nga ndihma jetësore e pjesëtarit të familjes në Gjermani, përkatësisht përkthim në gjermanisht (Origjinali është i domosdoshëm në takimin e caktuar).
     

Në procedurën e vizës, ambasada duhet të përfshijë Zyrën kompetente për të huajt (Ausländerbehörde) në Gjermani. Procedura, si rregull, mund të zgjasë 12 javë pas dorëzimit të kërkesës në sportel. Do të njoftoheni, sapo kërkesa përfundimisht të jetë shqyrtuar. Ju lutemi të përmbaheni nga pyetjet për statusin gjatë kohëzgjatjes së rëndomtë të shqyrtimit. Ato paraqesin ngarkesë të konsiderueshme shtesë për Zyrën e vizave dhe e vonojnë shqyrtimin.