Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Pyetjet e parashtruara më së shpeshti rreth vizave

ТЕRMIN PËR APLIKIM PËR VIZË - paneli termine për viza përmes agjencive

FAQ

Për të aplikuar për një vizë kombëtare, Ju duhet të keni caktuar një termin.

Ju lutemi vini re, se për çdo anëtar të familjes duhet të rezervohet një termin. Kjo vlen edhe për fëmijët e mitur.Çdo aplikues për vizë duhet të paraqitet personalisht në ditën e aplikimit.

Ju mund të regjistroheni për termin për vizë përmes portalit për termine të Ambasadës.

Ju lutemi lexoni informacionet lidhur me procedurën e rezervimit të terminit.

Kërkesa për viza Schengen mund të parashtrohen nga e hëna deri të enjten, prej orës  14:00 deri në orën 15:00, pa termin të caktuar paraprakisht.

Nëse nuk e keni realizuar terminin e caktuar për aplikim për vizë me fajin Tuaj, duhet të regjistroheni përsëri. Nëse keni një arsye të besueshmee, pse nuk keni mundur të paraqiteni në terminin e caktuar (sëmundje, aksident, etj.), mund të merrni një termin alternativ vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe pas paraqitjes së dëshmisë bindëse. Lutjen me sqarimet dhe dëshmitë përkatëse, me numrin Tuaj të regjistrimit (Referenznummer), mund t’i dërgoni në: visa@skop.diplo.de.

Koha e pritjes për një termin për të aplikuar për vizë për bashkim familjar është rreth 8 muaj. Koha e pritjes mund të kalohet në mënyrë të arsyeshme në kuadër të qëndrimit  pa viza (90 ditë në periudhë prej 6 muajsh). Me pëlqim/miratim paraprak (Vorabzustimmung) nga Zyra përgjegjëse për të huaj  nuk mund të merrni një termin të preferuar. Shtatzënia nuk është arsye për përjashtim.

Në rastin e bashkimit të prindërve me fëmijën gjerman, mund të caktohet një termin i privilegjuar, nëse dëshmohet kujdestaria. Në rast të tillë, Ju lutemi na dërgoni numrin Tuaj të regjistrimit (Referenznummer), vërtetimin e origjinës, kujdestarisë dhe nënshtetësinë gjermane të fëmijës në: visa@skop.diplo.de.

Vetëm  regjistrimi i terminit, si i tillë, thjesht nuk paraqet edhe një aplikim për vizë. Nëse në një të ardhme të parashikueshme arrini një kufi moshe, për të cilën vlejnë tjera kushte për aplikimin për vizë (p.sh. nëse fëmijët janë 16 ose 18 vjeç), në raste të tilla mund të parashtroni kërkesë për pranimin/njohjen  e aplikimit për vizë përmes emajlit, pa detyrim për paraqitje personale (i ashtuquajturi respektim i afateve).

Në lidhje me këtë, Ju lutemi na dërgoni një emajl në visa@skop.diplo.de me lutje për pranimin/njohjen aplikimit përmes emajlit, bashkë me numrin përkatës të regjistrimit (Referenznummer) të terminit.

Sistemi i termineve është i automatizuar, një ndërhyrje manuale në të dhënat bazë që keni dhënë gjatë regjistrimit të terminit, për fat të keq, nuk është e mundur. Prandaj duhet të keni kujdes gjatë regjistrimit dhe të siguroheni që të lini të pandryshuar emajlin Tuaj dhe fjalëkalimin deri sa të përfundojë procedura e vizës.

Ju lutemi, fillimisht ta anuloni terminin nëpërmjet vegëzës (linkut) të shënuar në konfirmimin e regjistrimit Tuaj dhe regjistrohuni përsëri për një termin me të dhënat e sakta.

Nëse nuk keni qasje në emajlin me konfirmimin e regjistrimit, na dërgoni të dhënat e mëposhtme në: visa@skop.diplo.de:
Emri dhe mbiemri
Fotokopje e pasaportës
Numri i regjistrimit

Ambasada do ta anulojë regjistrimin Tuaj. Ju do të merrni një mesazh përmes emajlit, dhe pastaj mund të regjistroheni përsëri për termin.

Ndryshimi i emajlit Tuaj nuk është i mundur, nëse jeni regjistruar në listen e pritjes për termin në kategorinë “Ballkani Perëndimor”.  Në muajin e rradhës Ju mund të regjistroheni përsëri.

Ju lutemi fillimisht të kontrolloni kutinë Spam-/Junk dhe opcionet e saj dhe sigurohuni që emajlet e klasifikuara si të padëshiruara (Spam) të mos fshihen menjëherë. Nëse emajli i konfirmimit nuk është as aty, atëherë ka gjasa që e keni dhënë adresën Tuaj të gabuar të emajlit.

Në këtë rast Ju duhet të rezervoni një termin të ri duke dhënë një adresë aktive të emajlit. Regjistrimi i vjetër me adresën e gabuar duhet të anulohet paraprakisht. (Shih: Nuk kam qasje në emajlin tim përmes të cilit u regjistrova për termin)

Ju lutemi regjistrohuni vetë (personalisht) për një termin në Ambasadë. Regjistrimi është falas dhe i lehtë.

Autorizimi i palëve të treta për të rezervuar termine nuk është as i nevojshëm dhe as i arsyeshëm. Ambasada në  Shkup nuk bashkëpunon me agjenci udhëtimesh, zyra avokatie,  apo ofrues privatë, ato madje  as që  gëzojnë ndonjë  privilegj. Në veçanti, ato nuk kanë qasje të lehtësuar në sistemin tonë të caktimit të  termineve.

Nga shtatori i vitit 2023, për pranimin e aplikimeve sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor (§26 paragrafi 2 i Rregullorës për Punësim), Ambasada do të bashkëpunojë  me ofruesin e shërbimeve Visametric. Informacione plotësuese mund të gjeni këtu.

PARASHTRIMI I KËRKESËS PËR VIZË

FAQ

Formularët për aplikim duhet të plotësohen “online” dhe të printohen.

Përmes linkut mund t’i plotësoni formularët për vizë kombëtare.

Përmes linkut mund t’i plotësoni formularët për vizë Schengen.

Kërkesat për vizë mund të parashtrohen vetëm personalicht në terminin e caktuar.  Nuk ka përjashtime nga ky rregull. Dokumentet e dërguara do të shkatërrohen, pa informacion të mëtejshëm për dërguesin. 

Nëse në ndërkohë keni një pasaportë të re, ejani në terminin e caktuar me pasaportën Tuaj të re dhe të vjetër (të paktën një fotokopje të pasaportës së vjetër).

Таrifa për aplikim për vizë zakonisht është 75,00 euro dhe paguhet me para në dorë (vetëm në EURO) në Zyrën e vizave gjatë parashtrimit të kërkesës për vizë.

Dokumentet e duhura për përgatitjen e aplikacionit Tuaj për vizë janë të shënuara në fletë-informacionet përkatëse, në rubrikën kategoritë e vizave.

Përdorni fletë-informacionet që i përshtaten qëllimit Tuaj të udhëtimit, dhe në bazë të një liste kontrolli mund të përgatitni dokumentacionin e plotë të aplikimit. Ju lutemi lexoni me kujdes fletë-informacionin për kategorinë Tuaj, mblidhni të gjitha dokumentet e listuara në të PARA se të aplikoni për vizë dhe merrni me vete të printuar dhe të nënshkruar gjatë parashtrimit të kërkesës për vizë.

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut mund të aplikojnë për vizë në Ambasadën Gjermane në Shkup vetëm nëse janë me vendbanim të rregullt në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Nëse tashmë jeni me vendbanim të rregullt në Gjermani (p.sh. në rast të pezullimiz të përkohshëm të dëbimit – Duldung), përgjegjëse për Ju është Zyra përkatëse për të huaj (“Ausländerbehörde”) në Gjermani, dhe në rast të tillë nuk mund të lëshohet një vizë hyrëse. Nëse vendbanimi Juaj i rregullt është në ndonjë shtet tjetër, Ju lutemi kontaktoni Asmbasadën Gjermane në atë shtet.

Shetas nga vendet e treta kanë të drejtë të aplikojnë për vizë në Zyrën e vizave të Ambasadës në Shkup vetëm nëse posedojnë leje valide për një qëndrim më afatgjatë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.  

PROCEDURAT E VIZAVE

FAQ

Nëse e paraqitni dokumentacionin e plotë dhe në formë e duhur, dukshëm do të shkurtohet koha e përpunimit të këskesë Suaj.

Ambasada nuk mund të japë informacion të saktë për këtë, pasi kjo varet nga disa faktorë: nga kompletimi i dokumenteve të dorëzuara, qëndrimet e mëparshme në Gjermani ose vendeve të tjera në zonën Schengen, dhe nevoja për përfshirjen e autoriteteve të brendshme gjermane (Zyra për të huaj -Ausländerbehörde, Agjensia Federale e Punësimit).

Koha e rëndomtë e përpunimit të vizave kombëtare është rreth 8-12 javë. Ju luemi të përmbaheni nga parashtrimi i pyetjeve para se të skadojë ky afat.

Ju lutemi të keni mirëkuptim që pyetjeve në lidhje me statusin e kërkesës Suaj nuk do t’iu përgjigjemi gjatë  8 javëve të para pas dorëzimit të kërkesës. Pas kësaj vlen: Do të përgjigjen vetëm pyetjet e parashtruara nga vetë aplikuesi, përfaqësuesi i tij ligjor ose një person i cili është autorizuar me shkrim nga aplikuesi. Kërkesa për statusin e lëndës nuk mund të përgjigjet pa shënuar  numrin e dosjes. Numrin e dosjes (numri i barkodit)  do ta gjeni në faturën që Ju është dhënë kur e keni parashtruar kërkesën për vizë në sportel.

Për pyetje rreth terminit, Ju lutemi gjithmonë shënoni numrin  8-shifror të regjistrimit (Referenznummer).

Për arsye të mbrojtjes së të dhënave, informacione konkrete lidhur me statusin e lëndës, fatkeqësisht nuk mund t’u japim palëve të treta, pa autorizimin e duhur.  Të drejtë informacioni kanë vetëm aplikuesit dhe personat e autorizuar me shkrim.

Na dërgoni vetëm dokumentet që kërkohen nga Ju për procedurën e vizave.  Dokumentet e pakërkuara do të shkatërrohen ose fshihen. Këto nuk mund të ruhen për procedurat e mëvonshme të vizave.

Gjatë dërozimit të kërkesë në sportel, ose më vonë përmes emajlit, do të informoheni nëse doumentet plotësuese që kërkohen duhet t’i paraqitni personalisht ose përmes emajlit.

Nëse kërkesa Juaj është refuzuar dhe Ju nuk jeni dakord me këtë, mund të parashtroni një ankesë kundër refuzimit (e kundërshtoni refuzimin e vizës) duke deklaruar fakte ose duke paraqitur dokumente që justifikojnë rishqyrtimin e kërkesës. Informacione plotësuese mund të gjeni në udhëzimet juridike në vendimin e refuzimit të kërkesës dhe në faqen tonë të internetit.

Vizën që keni marrë nga Ambasada, do të vazhdohet në Gjermani nga autoritetet lokale të Zyrës për të huaj të administratës së qytetit ose të qarkut. Për ta bërë këtë, duhet mundësisht menjëherë pas hyrjes në vend, të paraqiteni tek autoritetet e imigracionit / Zyra pët të huaj (Ausländerbehörde, Stadt- oder Kreisverwaltung).

TË TJERA

FAQ

Nëse leja Juaj e qëndrimit është humbur ose ka skaduar, Ju mund të aplikoni për vizë për rihyrje në Gjermani (Wiedereinreise). Për këtë qëllim Ju mund të bëni rezervim direkt për një termin. Në rast urgjence, dërgojeni numrin Tuaj të regjistrmint (Referenznummer), fotokopjen e lejes së qëndrimit, çertifikatën e vendbanimit dhe mundësisht një miratim paraprak (Vorabzustimmung) nga Zyra për të huaj, në: visa@skop.diplo.de, me qëllim që të përshpejtohet  procedura. Informacione plotësuese mund të gjeni në fletë-informacionin përkatës.

Vërtetimin e kalim-kufirit (Grenzübertrittbescheinigung), së bashku me pasaportën duhet ta dorëzoni personalisht në Zyrën e vizave gjatë orarit të punës, nga e hëna deri të enjten, në orën 14:00, pa termin të caktuar paraprakisht. Dërgimi përmes postës nuk është i mundur. Informacione plotësuese munt të gjeni  këtu.

Dëshmia e sigurimit shëndetësor nuk kërkohet gjatë aplikimit në Ambasadë. Por, për marrjen e lejes së qëndrimit,  Zyrat  për të huaj në Gjermani kërkojnë të dëshmohet një sigurim shëndetësor i vlefshëm.  Ju mund ta bëni këtë tek një kompani gjermane të sigurimeve shëndetësore. Studentët si dëshmi  mund të paraqesin vërtetimin e Fondit shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për sigurim jashtë vendit. Informacione plotësuese lidhur me procedurën për lëshimin e formularit dygjuhësh mund të gjeni këtu.

Kushtet e jetesës dhe madhësia e banesës  kontrollohen ekskluzivisht nga Zyra për të huaj (Ausländerbehörde).

Gjatë parashtrimit të kërkesës aplikuesit në bisedë e sipër duhet të dëshmojnë zotërimin e njohurive të gjermanishtes në përputhje me çertifikatën e paraqitur. Në procedurën e vizës, çertifikata e gjuhës në momentin e aplikimit nuk duhet të jetë më e vjetër se një vjet.

Informacione plotësuese në lidhje me dëshminë mbi njohuritë e gjuhës gjatë procedurës së vizave mund të gjeni këtu.

Certifikata e gjuhës duhet të dorëzohet në ambasadë në origjinal dhe 1 fotokopje.

Xhirollogaria e bllokuar paraqet  dëshmi se dispononi me mjete të mjaftueshme për ta financuar qëndrimin Tuaj në Gjermani. Mjetët për jetesë mund të dëshmohen gjatë procedurës së aplikimit për vizë duke hapur një “xhirollogari bankare të bllokuar” – Sperrkonto. 

Informacione të hollësishme për hapjen e një llogarie të bllokuar në Gjermani mund të gjenden në  faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme Federale të Gjermanisë përmes linkut këtu.

Gjatë procedurës së shqyrtimit, Ambasada vendimin e merr në bashkëpunim me Zyrat përkatëse për të huaj në Gjermani. Për këtë lloj aplikimi, kjo zakonisht bëhet në kuadër të së ashtuquajturës “procedurë  e heshtjes”-  „Schweigefristverfahren“  (kohëzgjatja: tre javë dhe dy ditë pune). Nëse Zyra për të huaj nuk ka ndonjë vërejtje lidhur me aplikimin Tuaj, atëherë miratimi jepet pasi të ketë skaduar periudha e heshtjes. Vetëm atëherë Ambasada mund të vazhdojë me përpunimin e mëtejshëm të kërkesës. Ambasada nuk mund ta përshpajtojë procedurën. Andaj  Ju lutemi rezervoni një termin në kohën e duhur. Nëse nuk ka termine më të hershme të disponueshme, Ju lutemi na kontaktoni në: visa@skop.diplo.de me një kërkesë për caktimin e një termini më të hershëm.

Letra e garancionit (Verpflichtungserklärung) është një dokument zyrtar dhe lëshohet nga Zyra për të huaj në Gjermani (Ausländerbehörde). Personi që jeton në Gjermani dhe që dëshiron të garantojë për Ju, mund ta merr letrën e garancionit nga Zyra përgjegjëse lokale për të huaj (Ausländerbehörde).

Letër-garancioni dorëzohet në Ambasadë në origjinal dhe 1 fotokopje.

Një deklaratë e noterizuar (e një peroni privat) nuk pranohet.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të qëndrojnë në zonën e Schengen-it deri në 90 ditë pa vizë brenda 6 muajve. Sa herë që hyni në të ashtuquajturën "Zonën Schengen", në kufi llogaritet se sa kohë keni qëndruar në një ose më shumë vende të zonës Schengen në 180 ditët e fundit. Këtij numri i shtohen ditët e qëndrimit të planifikuar. Numri i përgjithshëm nuk duhet të kalojë 90-ditëshin.

Këtu  mund t’i  llogaritni falas ditët e qëndrimit.

Një vizë Schengen nuk rrit numrin e ditëve të qëndrimit.