Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

FAQ

Për të parashtruar kërkesë për vizë kombëtare duhet të rezervoni një takim. 

Në rast se dëshironi të parashtroni kërkesë për Vizë Schengen ju mund të paraqiteni drejtpërdrejtë, pa rezervuar takim, nga e hëna deri të enjten, prej orës 08:00 deri në orën 09:00. 
 

Informacione të hollësishme rreth rezervimit të një takimi për një vizë për qëndrim afatgjatë mund të gjeni këtu

Rezervimi i takimit për bashkim familjar bëhet përmes portalit për takime të Ambasadës. 

Ju lutemi vini re, se për çdo anëtar të familjes duhet të rezervohet një termin i veçantë. Kjo vlen edhe për fëmijët e mitur. Çdo parashtrues i kërkesës për vizë duhet të paraqitet personalisht gjatë parashtrimit të kërkesës. 

Takimet për të parashtruar kërkesë për vizë sipas Rregullores së Ballkanit Perëndimor caktohen drejtpërdrejtë me ofruesin tonë zyrtar të shërbimeve, VisaMetric. Më shumë informacione rreth kësaj mund të gjeni këtu
 

Aktualisht nuk ka kohë pritjeje. Mund ta rezervoni një takim drejtpërdrejtë.

Fatkeqësisht, nuk është e mundur të ndryshoni më pas të dhënat bazë që keni vendosur gjatë regjistrimit të takimit. Prandaj, veproni me kujdesin më të madh gjatë regjistrimit dhe sigurohuni që ta mbani adresën tuaj të e-mail-it dhe fjalëkalimin të pandryshuar derisa të përfundojë procesi i kërkesës për vizë.

Ju lutemi, fillimisht ta anuloni takimin nëpërmjet link-ut në konfirmimin e regjistrimit tuaj dhe regjistrohuni përsëri për një termin me të dhënat e sakta.
 

Në rast se nuk keni qasje në e-mail-in e konfirmimit të regjistrimit, ju lutemi na i dërgoni të dhënat e mëposhtme në konsulat@skop.diplo.de:
- Emri dhe mbiemri
- Kopje të pasaportës
- Numri i regjistrimit

Ne e anulojmë regjistrimin tuaj. Ju do të merrni një konfirmim përmes e-mail-it dhe pastaj mund të regjistroheni përsëri për një takim.
 

Ju lutemi fillimisht të kontrolloni dosjen Spam dhe sigurohuni që e-mail-et e klasifikuara si Spam të mos fshihen menjëherë. Nëse e-mail-i i konfirmimit nuk është as aty, atëherë ka gjasa që e keni dhënë adresën tuaj të gabuar të e-mail-it.

Në këtë rast ju duhet të rezervoni një takim të ri duke dhënë një adresë aktive të e-mail-it. Paraprakisht duhet të anulohet regjistrimi i vjetër me adresën e gabuar të e-mail-it. (Shih pyetjen: Nuk kam qasje në e-mail in tim të konfirmimit të regjistrimit, çfarë mund të bëj?). 
 

Ju lutemi regjistrohuni personalisht për një takim në Ambasadë. Regjistrimi është pa pagesë dhe i rëndomtë.

Angazhimi i personave të tretë për rezervimin e një takimi nuk është as i nevojshëm dhe as i arsyeshëm. Ambasada në Shkup nuk bashkëpunon as me agjenci turistike apo zyrë avokatie e as me ndonjë ofrues tjetër komercial ose privat. Ata nuk kanë ndonjë privilegj. 

Përfaqësia diplomatike bashkëpunon vetëm me ndërmarrjen VisaMetric si ofrues i vetëm i shërbimeve për pranimin e kërkesave për vizë për kategoritë vijuese:  punëtorë të kontraktuar, punësim në sektorin e transportit me anije, shoferë profesionistë dhe kërkesave sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor.
 

Në rast se nuk jeni paraqitur në takimin e caktuar, mund të rezervoni një takim të ri, shih „Si të rezervoj një takim?“