Mirë se vini në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme Federale
Informacion sipas neneve 13 dhe 14 të Rregullores (BE) (Rregullorja e Përgjithshme Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave – RRPMDH)
Ministria Federale e Punëve të Jashtme përdor të dhënat tuaja personale gjatë shqyrtimit të kërkesës suaj. Të dhëna personale janë të gjitha informacionet që lidhen me një person fizik të identifikuar ose të identifikueshëm.
- Kush është përgjegjës për përpunimin e të dhënave të mia dhe kush është zyrtari për mbrojtjen e të dhënave?
- Cilat të dhëna i përpunon përfaqësia jashtë vendit kur unë aplikoj për vizë dhe nga rrjedhin këto të dhëna?
- Cilat të dhëna i përpunon përfaqësia jashtë vendit kur unë lëshoj një letër ftese për dikë që me të aplikon për vizë dhe nga rrjedhin këto të dhëna?
- Pse mblidhen të dhënat e mia dhe çfarë ndodh nëse ato nuk jepen?
- Për çfarë qëllimesh dhe mbi cilën bazë ligjore përpunohen të dhënat e mia?
- Për sa kohë do të përdoren të dhënat e mia?
- Kush ka qasje në të dhënat e mia?
- Cilat të drejta për mbrojtjen e të dhënave mund t’i ushtroj si person i prekur nga kjo?
Ministria Federale e Punëve të Jashtme përdor të dhënat tuaja personale gjatë shqyrtimit të kërkesës suaj. Të dhëna personale janë të gjitha informacionet që lidhen me një person fizik të identifikuar ose të identifikueshëm. Për t’ju informuar mbi përpunimin e të dhënave dhe për të përmbushur detyrimin tonë për informim sipas neneve 13 dhe 14 të RRPMDH-së, ju informojmë si më poshtë:
Kush është përgjegjës për përpunimin e të dhënave të mia dhe kush është zyrtari për mbrojtjen e të dhënave?
Përgjegjës për përpunimin e të dhënave tuaja personale sipas nenit 4, nr. 7 të RRPMDH-së janë Ministria Federale e Punëve të Jashtme dhe përfaqësitë gjermane jashtë vendit, të cilat së bashku përbëjnë një organ të unifikuar federal.
Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë
59, rr. Lerinska
1000 Shkup
Tel: +389 2 309 39 00
Fax: +49 30 1817 67272
Faqja e internetit: www.skopje.diplo.de
Formulari i kontaktit: https://skopje.diplo.de/mk-de/botschaft/kontakt-formular
Ministria Federale e Punëve të Jashtme
Werderscher Markt 1
D-10117 Berlin
(Adresa postare: Auswärtiges Amt, D-11013 Berlin).
Tel.: +49 30 18-17-0
Fax: +49 30-18-17-3402
Faqja e internetit: www.auswaertiges-amt.de
Formulari i kontaktit: www.auswaertiges-amt.de/
Zyrtarin për mbrojtjen e të dhënave të Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme mund ta kontaktoni si më poshtë:
Zyrtari për mbrojtjen e të dhënave i Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme
Werderscher Markt 1
D-10117 Berlin
Tel.: + 49 30 18-17 0
Formulari i kontaktit: www.auswaertiges-amt.de/de/newsroom/datenschutz/kontakt-datenschutz
Cilat të dhëna i përpunon përfaqësia jashtë vendit kur unë aplikoj për vizë dhe nga rrjedhin këto të dhëna?
Në kategoritë e të dhënave personale që përpunohen bëjnë pjesë të dhënat e kërkuara në kuadër të formularit të kërkesës për vizë. Zakonisht këtu përfshihen në mënyrë të veçantë mbiemri juaj, mbiemri i lindjes, emri, data dhe vendi i lindjes me shënimin e shtetit të lindjes, gjinia, shtetësia/shtetësitë, gjendja juaj civile, adresa aktuale, numri i telefonit, adresa e e-mail-it, veprimtaria profesionale, të dhënat për dokumentin e udhëtimit (lloji i dokumentit, numri serik, shteti dhe organi që e ka lëshuar, data e lëshimit, afati i vlefshmërisë), fotografia, si dhe gjurmët e gishtërinjve.
Gjatë parashtrimit të kërkesës për vizë nacionale nevojiten edhe të dhëna të tjera, p.sh.: të dhëna për bashkëshorten / bashkëshortin / partneren e jetës / partnerin e jetës, të dhëna për fëmijët, të dhëna për prindërit, qëndrimet e mëparshme, qëllimi i qëndrimit të synuar, dënimet e mëparshme, dëbimet, deportimet, të dhëna për sëmundjet.
Kategoritë e përmendura të të dhënave rrjedhin nga të dhënat që ju keni dhënë në procedurën e vizës.
Cilat të dhëna i përpunon përfaqësia jashtë vendit kur unë lëshoj një letër ftese për dikë që me të aplikon për vizë dhe nga rrjedhin këto të dhëna?
Në kategoritë e të dhënave personale që përpunohen bëjnë pjesë të dhënat për ftuesin, të kërkuara në kuadër të formularit të kërkesës për vizë. Këtu përfshihen veçanërisht emri dhe mbiemri juaj, adresa dhe adresa e e mail-it.
Kategoritë e mësipërme të të dhënave rrjedhin nga të dhënat që ju keni dhënë në ftesë dhe nga të dhënat që parashtruesi i kërkesës i ka dhënë në procedurën e vizës.
Pse mblidhen të dhënat e mia dhe çfarë ndodh nëse ato nuk jepen?
Të dhënat tuaja mblidhen sepse kjo është e nevojshme për zhvillimin e rregullt të procedurës së vizës dhe është e parashikuar me ligj. Nëse parashtroni një kërkesë për vizë, sipas § 82 të Ligjit për qëndrim (AufenthG) ju keni detyrimin të vini në dispozicion të dhënat e nevojshme për shqyrtimin e kërkesës dhe të jepni informacionet e nevojshme për këtë qëllim. Nëse të dhënat tuaja nuk vihen në dispozicion, kërkesa mund të refuzohet duke u mbajtur tarifa e shqyrtimit.
Për çfarë qëllimesh dhe mbi cilën bazë ligjore përpunohen të dhënat e mia?
Përpunimi i të dhënave tuaja personale shërben vetëm për zhvillimin e rregullt të procedurës së vizës.
Bazë ligjore janë neni 6, paragrafi 1 shkronjat c) dhe e), paragrafi 2 i Rregullores (EU) 2016/679 (RRPMDH) në lidhje me Rregulloren (KE) nr. 767/2008 (Rregullorja VIS) dhe Rregulloren (KE) nr. 810/2009 (Visakodex) përfshirë shtojcat e tij, përkatësisht §§ 72a e vijues të Ligjit për qëndrim (AufenthG) dhe § 69 i Rregullores për qëndrim (Rregullorja për qëndrim), si dhe Rregullorja e zbatimit të Ligjit për Regjistrin Qendror të të Huajve (AZRG-DV), Ligji për Bazën e të Dhënave të Paralajmërimit për Viza (VWDG) dhe, sipas nevojës, dispozita të tjera të veçanta ose § 3 i Ligjit Federal për Mbrojtjen e të Dhënave (BDSG 2018).
Për sa kohë do të përdoren të dhënat e mia?
Të dhënat tuaja fshihen sapo të mos jenë më të nevojshme për zhvillimin e procedurës së vizës. Zakonisht, fshirja bëhet dy vjet pas përfundimit të procedurës së vizës, por më së voni pesë vjet pas vendimit të formës së prerë për vizën e kërkuar.
Kush ka qasje në të dhënat e mia?
Të dhënat tuaja u transmetohen palëve të treta vetëm për aq sa kjo është e nevojshme për zhvillimin e rregullt të procedurës së vizës. Në këtë kuadër, të dhënat tuaja personale gjatë procedurës mund t’u transmetohen organeve përkatëse gjermane për punë të brendshme, zyrave përkatëse të vizave dhe autoriteteve qendrore të shteteve të tjera anëtare të Shengen-it ose organeve kompetente në vendin e qëndrimit tuaj të zakonshëm. Transmetimi tek organet jashtë Bashkimit Evropian bëhet vetëm për aq sa është i lejueshëm sipas Kapitullit V të RRPMDH-së.
Nëse një ofrues i jashtëm shërbimesh është ngarkuar me kryerjen e hapave të veçantë të procedurës së vizës, të dhënat tuaja mblidhen nga ky ofrues ose i transmetohen atij, për aq sa kjo është e nevojshme për zhvillimin e procedurës. Ofruesi i jashtëm i shërbimit të vizave, në kuadër të autorizimit, pranon kërkesa për lëshimin e vizave dhe ia përcjell ato Ambasadës përkatësisht Konsullatës së Përgjithshme. Ofruesi i shërbimit të vizave i përpunon të dhëna personale si përpunues i angazhuar në kuptim të nenit 28 të RRPMDH-së, në emër të Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme. Përgjegjës për përpunimin e të dhënave mbetet Ministria Federale e Punëve të Jashtme (emri dhe të dhënat e kontaktit të personit përgjegjës shihni nën pikën 1). Përpunuesi i angazhuar garanton që përpunimi i të dhënave tuaja të bëhet në përputhje me kërkesat e RRPMDH-së dhe të Ligjit Federal për Mbrojtjen e të Dhënave (BDSG) dhe që të garantohet mbrojtja e të drejtave tuaja. Për këtë qëllim, Ministria Federale e Punëve të Jashtme ka lidhur me përpunuesin e angazhuar një kontratë që përmban kërkesat e nenit 28, paragrafi 3 të RRPMDH-së dhe siguron trajtimin e kujdesshëm të të dhënave tuaja.
Të dhënat tuaja të kërkuara në formularin e kërkesës gjatë parashtrimit të kërkesës për vizë Shengen (vizë C), fotografia, gjurmët e gishtërinjve, si dhe të dhënat lidhur me vendimin për kërkesën tuaj ose një vendim për anulimin, shfuqizimin ose vazhdimin e kohëzgjatjes së një vize, futen në Sistemin e Informacionit të Vizave (VIS) dhe ruhen aty për jo më shumë se pesë vjet; organet për çështjet e vizave dhe organet përgjegjëse për kontrollin e vizave në kufijtë e jashtëm dhe në shtetet anëtare, si dhe organet e imigracionit dhe azilit në shtetet anëtare, kanë qasje në këto të dhëna gjatë këtyre pesë viteve për të kontrolluar nëse janë përmbushur kushtet për hyrje të ligjshme në territorin e shteteve anëtare dhe për qëndrim të ligjshëm në këtë territor, për të identifikuar persona që nuk i plotësojnë përkatësisht nuk i plotësojnë më këto kushte, për të shqyrtuar një kërkesë për azil dhe për të përcaktuar se kush është kompetent për këtë shqyrtim. Për parandalimin dhe zbulimin e veprave terroriste dhe veprave të tjera të rënda penale, si dhe për hetimet lidhur me këto vepra penale, në kushte të caktuara kanë qasje në këto të dhëna edhe organet e caktuara të shteteve anëtare dhe Europol-i. Organi përgjegjës i shtetit anëtar për përpunimin e të dhënave është: Bundesverwaltungsamt, D-50728 Köln, eu-zentrale-services@bva.bund.de.
Përpunimi i të dhënave në VIS bëhet në bashkëpunim me Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme. Zyra Federale e Administratës dhe Ministria Federale e Punëve të Jashtme kanë lidhur për këtë një marrëveshje për përgjegjësinë e përbashkët gjatë përpunimit të të dhënave personale sipas nenit 26 të Rregullores së BE-së 2016/679 (RRPMDH).
Kërkesat për informacion mbi të dhënat përkatëse që janë ruajtur në VIS, si dhe mbi shtetin anëtar që i ka transmetuar ato në VIS, mund të parashtrohen pranë Zyrës Federale të Administratës.
Informacione më të hollësishme për përpunimin e të dhënave në VIS i gjeni këtu.
Cilat të drejta për mbrojtjen e të dhënave mund t’i ushtroj si person i prekur nga kjo?
Si person i prekur nga kjo, në rast se plotësohen kushtet, keni të drejtat e mëposhtme:
• E drejta për informim (neni 15 RRPMDH)
• E drejta për korrigjim (neni 16 RRPMDH)
• E drejta për fshirje (neni 17 RRPMDH)
• E drejta për kufizimin e përpunimit (neni 18 RRPMDH)
• E drejta për transmetimin e të dhënave (neni 20 RRPMDH)
• E drejta për kundërshtim ndaj përpunimit (neni 21 RRPMDH)
Ku mund të ankohem?
Ju keni të drejtë të ankoheni pranë një organi mbikëqyrës për mbrojtjen e të dhënave lidhur me përpunimin e të dhënave tuaja personale. Autoriteti mbikëqyrës kompetent për Ministrinë Federale të Punëve të Jashtme dhe për përfaqësitë gjermane jashtë vendit është:
Organi Federal për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Lirinë e Informacionit, Graurheindorfer Str. 153, 53117 Bonn, Tel.: +49 228-997799-0, poststelle@bfdi.bund.de, www.bfdi.bund.de.