Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Regjistrimi i terminit dhe procedura e aplikimit për vizë sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor

Rezervimi i terminit

Ju lutemi rezervoni vetë terminin tek VisaMetric. Regjistrimi është falas dhe i rëndomtë.
Autorizimi i një pale të tretë për të rezervuar një termin nuk është as i nevojshëm dhe as i arsyeshëm. Ambasada nuk punon me asnjë agjenci turistike, zyra avokatësh e as me ofrues të tjerë privat, ata nuk kanë asfare privilegje. Ata nuk kanë kurrfarë qasje të rëndomtë për ndarjen e termineve.

Hiqet procedura e tërheqjes së lotarisë që zgjatë deri në fund të muajit maj!

Nga data 03.06.2024 mund të siguroni një një procedurë të përshpejtuar dhe një termin me prioritet duke marrë një Pëlqim paraprak të Agjencisë Federale të Punësimit. Punëdhënësi juaj mund ta kërkojë atë në emrin tuaj. Lidhur me procedurën e saktë, Agjencia Federale e punësimit ofron informacione në faqen e saj të internetit.
Pëlqimet paraprake të Agjencisë Federale të Punësimit vlejnë gjashtë muaj.

Ju lutemi kushtoni kohë të mjaftueshme dhe në mënyrë të qetë rezervoni një termin. Jepni të dhënat e sakta dhe zgjidhni linkun e dhënë.

Gjatë regjistrimit për termin me Pëlqim paraprak, sigurohuni që jepni numrin e saktë të klientit nga Pëlqimi juaj paraprak! Agjencitë Federale të Punësimit numrin e klientit e përcjellin tek VisaMetric. Mund të rezervohet vetëm një termin, për numrin e klientit i cili përcillet nga Agjencia Federale e Punësimit.

Për rezervimin e terminit tuaj do të merrni një konfirmim me email nga VisaMetric. Ju lutemi kontrolloni rregullisht dosjen tuaj Spam.

Përfaqësia diplomatike nuk ndan terminë të veçanta, prandaj ju lutemi përmbajuni nga parashtrimi i pyetjeve.

Pranimi i kërkesës në VisaMetric

Pranimi i kërkesave sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor bëhet në Qendrën e pranimit të VisaMetric.
Gjatë dorëzimit të kërkesës, përveç tarifës për vizë në shumë prej 75,00 euro (në MKD) duhet të paguhet edhe një tarifë shërbimi në shumë prej 37,50 euro. Tarifat duhet të paguhennë valutën vendore. Shumën e saktë mund ta gjeni këtu.
Aty mes tjerash mund të zgjidhni nga shërbimet e shumta për të cilat duhet të paguhet tarifë e caktuar, si kopje, fotografi për pasaportë apo dërgimin e pasaportës me postë pas vendimit që merret nga Zyra e vizave. Një pasqyrë të këtyre shërbimeve mund t’i gjeni edhe në faqen e internetit të VisaMetric.

Aty duhet t’i dorëzoni dokumentet e nevojshme dhe t’i jepni të dhënat tuajat biometrike (foto dhe gjurmët e gishtërinjve).

Vendimmarrja

Vendimi për Kërkesat për vizë merret edhe më tej kryesisht nga Ambasada. VisaMetric dhe punonjësit e saj nuk kanë ndikim në rezultatin e procesit të kërkesës.

Në rast se zgjidhni shërbimin e dërgesës me postë, pasaporta juaj do t'ju dërgohet nga ana e VisaMetric. Në rast të miratimit të kërkesës për vizë, viza juaj e lëshuar do të jetë e ngjitur në pasaportën tuaj.
Në rast të refuzimit, do të merrni një email nga Zyra e vizave.

Nëse keni vendosur që pasaportën tuaj ta merrni në lokalet e VisaMetric, ata drejtpërdrejtë do t’ju kërkojnë për ta marrë pasaportën tuaj.

Gjithsesi se mund të bëni edhe ankesë kundër një refuzimi të kërkesës së parashtruar në Qendrën e pranimit të kërkesave. Ju lutemi vini re që ankesën tuaj kundër një vendimi të tillë duhet ta drejtoni drejtpërdrejtë në Zyrën e vizave.