Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Ambasadorja Drexler shpjegon procedurën e ndryshuar të aplikimit për vizat e Ballkanit Perëndimor

23.08.2023 -

Të nderuar të interesuar për Gjermaninë,

Në fillim të shtatorit është gati: aplikimi për vizë do të bëhet më fleksibël dhe më i lehtë! Fillimisht kjo ka të bëjë me aplikimet për të ashtuquajturat Viza për Ballkanin Perëndimor, pra viza për qëllim punësimi në Gjermani për punëtorë të pakualifikuar.

Prej shtatorit të vitit 2023 Ambasada do të bashkëpunojë me operatorin e jashtëm VisaMetric DOOEL për pranimin e aplikimeve (Faqja e internetit).

Procedura e re funksionon kwshtu:

  • Pas procedurës së lotarisë dhe njoftimit nga Ambasada, aplikantët do të marrin një   e-mail tjetër nga VisaMetric me kërkesën, që përmes një linku të posaçëm të rezervojnë një termin individual. Caktimi i termineve fikse nuk do të ekzistojë më.
  • Aplikimet nuk do të parashtrohen më në Ambasadë, por ekskluzivisht te operatori ynë i jashtëm VisaMetric (Visa Application Center – VAC, shih vendndodhjen këtu).

Procedura e re është e dobishme për të gjithë ata që janë seriozisht të interesuar, pasi në këtë mënyrë do të rezervojnë një termin për aplikim vetëm ata që vërtet duan dhe janë në gjendje të aplikojnë. Aktualisht, për çdo muaj mbi 20% e termineve të caktuara nga Ambasada nuk realizohen. Me këtë në të ardhmen do të shmanget koha e gjatë e pritjes.

Gjatë aplikimit në VAC aplikantët kanë ndër të tjera mundësinë të marrin edhe shërbime tjera kundrejt pagesës, p.sh. të bëjnë fotografi për pasaportë ose fotokopjim të dokumenteve. Pasqyrën e shërbimeve të ndryshme plotësuese mund ta gjeni në faqen e internetit të VAC.

Përveç tarifës së vizës, e cila aktualisht është 75 EUR, në të ardhmen do të ketë edhe shpenzime shtesë prej 37,50 EUR për shërbimin nga VisaMetric, të cilat duhet të paguhen menjëherë pas rezervimit online të terminit përmes bankës apo me transfertë në denarë të Maqedonisë së Veriut.

Përpunimi dhe marrja e vendimit për aplikimin Tuaj për vizë do të vazhdojë të bëhet ekskluzivisht nga Ambasada. Edhe listat mujore të pritjes për termine dhe përzgjedhja e aplikantëve përmes lotarisë mbeten nën administrimin e Qendrës së Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme në Berlin. Detyrat e operatorit të jashtëm VisaMetric janë vetëm pranimi i aplikimeve dhe kthimi i pasaportave sipas vendimit të marrë nga Ambasada.

Është kënaqësi që në të ardhmen do të jemi në gjendje ta bëjmë procesin e vizave më fleksibël dhe më efektiv!

Përshëndetje miqësore
Nënshkroi Drexler

Përmbajtje të tjera

Rezervimi i terminit Nga 1 qershori 2024, mund ta përshpejtoni ndjeshëm procesin e vizave duke marrë pëlqimin paraprak: Për ta bërë këtë, punëdhënësi juaj i ardhshëm duhet të aplikojë për të marrë…

Regjistrimi i terminit dhe procedura e aplikimit për vizë sipas Rregullores për Ballkanin Perëndimor