Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Ditët e Filmit Gjerman 2023

05.09.2023 -

Ambasada Gjermane, së bashku me Kinotekën në Shkup, Qendrën për Bashkëpunim Ballkanik “Loja” në Tetovë, “Europe House” në Strumicë dhe Kriva Pallankë dhe Shtëpinë e Kulturës në Kavadar Ju fton në Ditët e Filmit Gjerman.

Dera tjetër (Nebenan)

Film artistik, Gjermani, SHBA
2021, 92 min.
Regjia: Daniel Bryl (Daniel Brühl)
Skenari: Daniel Kelman (Daniel Kehlmann)
Rolet: Daniel Bryl (Daniel Brühl), Peter Kurt (Peter Kurth), Rike Ekerman (Rike Eckermann)

Danieli është një yll filmi i orientuar drejt suksesit. Jeta e tij është perfekte. Ai jeton në një apartament luksoz në Prenzlauer Berg të Berlinit. Ai ka një grua të mrekullueshme dhe fëmijë për të cilët kujdeset një dado. Ai gjendet në kulmin e karrierës së tij të aktrimit dhe po përgatitet për një audicion për rolin e tij të radhës në një film amerikan me superhero. Ai takohet me Brunon në lokalin e lagjes. Duket qartë se Bruno e ka pritur këtë moment prej kohësh. Ky njeri i lënë pas dore nga shoqëria - një nga humbësit e ribashkimit dhe viktimë e gentrifikimit të ish-Berlinit Lindor – po hakmerret dhe Danieli është objektivi i tij.
DERA NGJITUR (NEBENAN) është një komedi e zezë dhe premierën botërore e kishte në Festivalin e 71-të Ndërkombëtar të Filmit në Berlin në 2021.

Shkup (Kinoteka, Nikola Rusinski 1, Shkup): 15.09. në ora 20:00 (Hyrja: 150 denarë)
Strumicë (Europe House): 18.09. në ora 17:30 (Hyrja falas)
Tetovë (Loja): 20.09. në ora 19:30 (Hyrja falas)
Kavadar (Shtëpia e kulturës): 26.09. në ora 19:30 (Hyrja falas)
Kratovë (Trezor Bar): 04.10. në ora 17:00 (Hyrja falas)

Fabiani ose Drejt humnerës (Fabian oder Der Gang vor die Hunde)

Film artistik, Gjermani
2021, 176 min.
Regjia: Dominik Graf
Skenari: Dominik Graf, Konstantin Lib (Constantin Lieb)
Rolet: Tom Shilling (Tom Schilling), Saskia Rosendal (Saskia Rosendahl), Abreht Shuh (Albrecht Schuch)

Filmi është një dramë historike me regji të Dominik Graf, i njohur për filmin “Motrat e dashura” (The Beloved Sisters), i cili në vitin 2012 u nominua për Oscar si kontribut gjerman. Historia bazohet në romanin “Fabiani. Historia e një moralisti” nga Erih Kestner (Erich Kästner), i cili ofron një vështrim realist por njëkohësisht edhe surrealist të Republikës së Vajmarit përpara se nazistët të rrëmbenin pushtetin.
Historia zhvillohet në Berlin, një vend i trazuar në atë kohë. Ndërsa qyteti është plot jetë, shoqëria vlon e shkatërrohet. Historia flet për Jakob Fabian, një doktorant të gjermanistikës, një cinik që gjatë ditës punon si hartues tekstesh një fabrikë cigaresh ndërsa natën frekuenton baret e famshme të Berlinit me mikun e tij Stefan Labude (Stephan Labude, një hedonist dhe mbështetës i komunizmit).
Fabiani bie në dashuri me Kornelinë, një aktore ambicioze dhe e talentuar. Ajo bëhet një dritë shprese në jetën e tij të shkatërruar. Por ndërsa Cornelia përparon në karrierën e saj të aktrimit, perspektivat e Fabianit për një të ardhme më të mirë fillojnë të zbehen.

Shkup (Kinoteka): 16.09. në ora 20:00 (Hyrja: 150 denarë)
Strumicë (Europe House): 19.09. në ora 17:30. (Hyrja falas)
Tetovë (Loja): 22.09. në ora 19:30 (Hyrja falas)
Kavadar (Shtëpia e kulturës): 27.09. në ora 19:30 (Hyrja falas)
Kriva Pallankë (Europe House): 09.10. në ora 17:00 (Hyrja falas)

Më shumë se kurrë (Mehr denn je)

Film artistik, Francë, Gjermani, Luksemburg, Norvegji
2022, 92 min.
Regjia: Emili Atef (Emily Atef)
Skenari: Emili Atef (Emily Atef), Lars Hubrih (Lars Hubrich)
Rolet: Viki Krips (Vicky Krieps), Gaspard Ulliel

Arkitektja 33-vjeçare Helen (luajtur me mjeshtëri nga Viki Krips) nga Bordeaux është diagnostikuar me fibrozë të mushkërive, një sëmundje vdekjeprurëse e mushkërive. Prognoza është e keqe. Helenës nuk i ka mbetur shumë kohë. Me gjithë mbështetjen e Matieut të saj, ajo po kërkon një rrugë për t'u ndjerë e gjallë për herë të fundit.
MË SHUMË SE KURRË (MEHR DENN JE) është një film i regjisores franko-gjermane me origjinë iraniane Emili Atef, i cili kishte Premierë në Kan (Cannes) në vitin 2022. Është një dramë intensive dhe prekëse për dashurinë, lamtumirën dhe braktisjen. Emili Atef tregon në mënyrë prekëse se si një çift mundet sërish ta gjejë veten dhe t'i tejkalojë sprovat më të mëdha.

Shkup (Kinoteka, Nikola Rusinski 1, Shkup): 17.09. në ora 20:00 (Hyrja: 150 denarë)
Probishtip (Qendra e rinisë): 21.09. në ora 19:00. (Hyrja falas)
Tetovë (Loja): 21.09. në ora 19:30 (Hyrja falas)
Kavadar (Shtëpia e kulturës): 28.09. në ora 19:30 (Hyrja falas)
Kumanovë (Shtëpia e zejtarëve): 05.10. në ora 17:00 (Hyrja falas)

Floriri i Rajnës (Rheingold)

Film artistik, Gjermani
2022, 139 min.
Regjia: Fatih Akin
Skenari: Fatih Akin, Givar Haxhabi (Giwar Hajabi)
Rolet: Emilio Sakraja (Emilio Sakraya), Mona Pirzad, Husein Elirakui (Hussein Eliraqui)

FLORIRI I RAJNËS (2022) është një film nga Fatih Akin, një nga regjisorët më produktiv dhe më të suksesshëm të kinemasë bashkëkohore gjermane. Me këtë film ai vazhdon viviseksionin e tij të jetës së emigrantëve në Gjermani.
Filmi tregon historinë e vërtetë të Givar Haxhabit, me emrin artistik Ksatar, një artist hip hop gjerman, botues, producent dhe sipërmarrës (luajtur nga Emilio Sakraja). Givari shikon mbrapa në ngritjen e tij nga banesat sociale deri në majë të listave muzikore.
Kur erdhi në Gjermani nga Iraku në mesin e viteve 1980-ta, ai gjendej në fund. E gjithë familja e tij është e burgosur në Irak dhe ai është i vetëm në Gjermani, një vend i panjohur për të. Këtu ka shumë mënyra për të arritur te paraja dhe fama, por edhe shumë pengesa. Nga një kriminel i vogël kthehet në një diler (dealer) të madh dhe futet në telashe kur zhduket një ngarkesë e lëngshme kokaine. Për të shlyer borxhin për dërgesën e humbur Givari planifikon me disa partnerë një grabitje floriri. Givari është kreativ dhe një gjë është e sigurt: ai dëshiron një jetë më të mirë dhe është i gatshëm të punojë shumë për të.

Shkup (Kinoteka, Nikola Rusinski 1, Shkup): 18.09. në ora 20:00 (Hyrja: 150 denarë)
Tetovë (Loja): 19.09. në ora 19:30 (Hyrja falas)
Probishtip (Qendra e rinisë): 20.09. në ora 19:00. (Hyrja falas)
Kavadar (Shtëpia e kulturës): 29.09. në ora 19:30 (Hyrja falas)
Kriva Pallankë (Europe House): 03.10. në ora 17:00 (Hyrja falas)