Willkommen auf den Seiten des Auswärtigen Amts

Informacion mbi Covid-19: Visa dhe Hyrja

20.08.2021 - Текст

Zyra konsullore dhe e vizave janë të hapura! Fletë informacionin lidhur me respektimin e rregullave të higjienës gjatë vizitës në Ambasadë e gjeni këtu.

Hyrja në Gjermani

  1. Kufizimet e hyrjes për udhëtarët nga Maqedonia e Veriut
    Personat mbi 12 vjeç që kanë marrë një vaksinë të aprovuar në Gjermani (shih listën e Institutit Paul- Ehrlich) dhe janë plotësisht të vaksinuar, lejohen të hyjnë në Gjermani për të gjitha qëllimet e udhëtimit, me kusht që të kenë kaluar të paktën 14 ditë nga vaksinimi i fundit i nevojshëm. Fëmijët nën 12 vjeç mund të udhëtojnë me të paktën një prind plotësisht të vaksinuar, edhe nëse fëmijët nuk janë të vaksinuar. Të gjithë personat e tjerë që nuk janë të vaksinuar mund të hyjnë në Gjermani vetëm nëse udhëtimi është absolutisht i nevojshëm, dhe duke marrë parasysh detyrimet për të siguruar dëshmi dhe karantinë,  të përshkruara më sipër. Vendimi për lejen e hyrjes merret nga policia kufitare përkatëse. Ambasada nuk mund të merr vendime individuale në këtë drejtim.

    Informacione plotësuese mund të gjeni në faqen e internetit të Ministreisë Federale për Punë të Brendshme
  2. Informohuni lidhur me kufizimet aktuale për udhëtim në vende tjera të Evropës
    Para udhëtimit të mundshëm në një shtet tjetër të BE-së, në Islandë, Lihtenshtajn, Norvegji ose Zvicër, Ju lutemi të informoheni tek autoritetet përkatëse lidhur me kufizimet për udhëtim në këto shtete. Ekziston mundësia që t’Ju lejohet hyrja në Gjermani, por jo edhe në shtetet tjera në fjalë (madje ndoshta as për udhëtim tranzit për në Gjermani).
  3. Udhëtarët rekomandohen urgjentisht, me vëmendje të informohen lidhur me rregullat aktuale për detyrimit e testit dhe karantinës.

Linqe të rëndsishëm

Faqja e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut

Instituti Robert-Koch

Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO)

Почеток на страницата